për teatër

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkë-prodhuar shumë performanca teatrale, ndër ta: "Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës", "Yue Madeleine Yue", "Hipermarketi Patriotik", "Darka e Fundit", "Lufta në kohën e dashurisë", "Udhëtime për në UNMIKISTAN", "Enea 06", "Beni", "Gamomali", etj.

Ne krijojmë performanca teatrale inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve gjuhësore dhe kulturore, dhe këto performanca sjellin publik të larmishëm në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Disa teatro dhe kompani me të cilat kemi bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vienë; Kompania e Teatrit Markus Zohner, Lugano; Nomad Theatre, Londër; L'Espace d'un Instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Bitef Theater, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Tearti Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë; CTC, Shkup, etj.

Produkcionet tona janë prezantuar në shumë festivale anë e mbanë Evropës, por edhe ne Azi dhe Afrikë, midis tyre: Euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus den Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Festival, Kroaci; Experimental Theatre Festival, Kinë etj..

teatër

  • Romeo&Xhulieta

    Regjia: Predrag Miki Manojloviq

    Skenografia: Branko Hojnik

    Kostumografe: Zora Mojsiloviq

    Koreografe: Sonja Vukiceviq

    Kompozitor: Vladimir Pejkoviq

    Dramaturge: Olga Dimitrijeviq

    Producent Ekzekutiv: Milica Miliq

    Bashkproducent: Jeton Neziraj

    Aktorët: Mensur Safciu, Nikola Rakoceviq, Armend Ismajli, Nebojsa Glogovac, Alban Ukaj, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiu, Edona Reshitaj, Natasa Tapuskoviq, Milica Janevski, Anita Manciq, Arta Selimi

    Prodhuar nga: Radionica Integracije (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)