për teatër

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkë-prodhuar shumë performanca teatrale, ndër ta: "Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës", "Yue Madeleine Yue", "Hipermarketi Patriotik", "Darka e Fundit", "Lufta në kohën e dashurisë", "Udhëtime për në UNMIKISTAN", "Enea 06", "Beni", "Gamomali", etj.

Ne krijojmë performanca teatrale inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve gjuhësore dhe kulturore, dhe këto performanca sjellin publik të larmishëm në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Disa teatro dhe kompani me të cilat kemi bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vienë; Kompania e Teatrit Markus Zohner, Lugano; Nomad Theatre, Londër; L'Espace d'un Instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Bitef Theater, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Tearti Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë; CTC, Shkup, etj.

Produkcionet tona janë prezantuar në shumë festivale anë e mbanë Evropës, por edhe ne Azi dhe Afrikë, midis tyre: Euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus den Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Festival, Kroaci; Experimental Theatre Festival, Kinë etj..

teatër

  • Shpëtimi vjen nga qielli

    Nina dhe Lili bashkë me prindërit e tyre janë të ngujuar në shtëpinë e tyre gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë. Frikën nga e keqja që mund t’u vie ato mundohen ta fitojnë duke ia ushqyer imagjinatën njëra tjetrës me lojëra, me librat përreth dhe me shpresën se nuk do t’u kanoset rreziku as zogjve të pulës klloqe në bodrum, që pritet së shpejti të vijnë në jetë.

Kjo është drama e dytë që po shfaqet e cila ka dalur nga punëtoria për shkrimtarë për drama për fëmijë e organizuar poashtu nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë/Qendra Multimedia, është financuar nga Art Action dhe Olof Palme Center dhe njëherit është drama e parë e Rina Demirit që vihet në skenë. 
Shfaqja është për moshën mbi 10 vjeçare dhe do të vazhdojë turnenë nëpër shkolla fillore, në vende të ndryshme të Kosovës.
Autore: Rina Demiri, Regjia: Hana Qena, Skenografia: Mentor Berisha, Luajnë: Fitore Broçi dhe Fjolla Nushi.