arkiva

Shfaqja "GISHTI"

Me 21 dhe 22 Qershor, nga ora 20:00, në Qendrën Multimedia do të jepet shfaqja "Prst" ("Gishti"), e autorës Doruntina Basha, në regji të Ana Tomovic, me aktoret: Jasna Duricic dhe Milica Stefanovic. Shfaqja është prodhuar nga Teatri Bitef nga Beogradi dhe Fondi Hartefakt.

“Gishti” flet për një grua dhe vjehrrën e saj që jetojnë së bashku mbas luftës ne Kosove dhe për burrin, respektivisht djalin, e tyre, që është zhdukur gjatë luftës. Dhjet vite më vonë nëna ende mban shpresa që ai mund të jetë gjallë, mirepo gruaja ka dyshime. Marredhëniet në mes të dy grave janë të ashpra. Mbizotëron njëlloj lufte për dominim. Por në të njëjten kohe ato ndajnë dhimbjen për të zhdukurin, dhe mundohen të ballafaqohen me të vërtetën për fatin e tij. 

Shfaqja në gjuhën serbe do të ketë përkthim në gjuhën shqipe. Ardhja në Kosovë e kësaj shfaqjeje është mundësuar nga KFOS-i.