arkiva

Audicion për aktore

Qendra Multimedia do të organizoj audicion për aktore e valltare të moshës 18 +


Vendi I audicionit:Teatri Dodona
Data: 7 shtator, nga ora 10:00 deri në orën 18:00
Projekti:performance teatrore “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte“

 

Qendra Multimedia ngaPrishtina, në bashkëpunim me Forum Freies Theater – FFT nga Dyseldorfi, është duke e realizuar performancën „Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte“, me regji dhe koreografitë Jochen Roller nga Berlini.

Ne jemi duke kërkuar 5 aktore ose valltare të moshës 18 +, të cilat do të angazhohen në realizimin e performancës nga data 14 nëntor deri 25 dhjetor.

Premiera do tëjepen në Prishtinë në dhjetor, kurse reprizat do të pasojnë në Tiranë, Beograd e Dyseldorf (shkurt 2017).

Aktoret e valltaret e interesuara duhet:

- Të jenë jo më të reja se 18 vjet
- Të kuptojnë dhe tëflasin mirë anglisht
- Të jenë të lira në periudhën nga data 14 nëntor deri me datë 25 dhjetor 2016
- Të jenë në dispozicion për shfaqjet shtesë që jepen përgjat vitit 2017.

Aktoret e valltaret e interesuara duhet të dërgojnë një e-mail në:

info@qendra.org

me subjektin: për audicionin me Jochen Roller

si dhe të bashkangjesin një cv të shkurtër, në gjuhën shqipe apo angleze.

Për pyetje shtesë, na shkruani në: info@qendra.org