arkiva

"Një shfaqje me 4 aktorë" fiton pesë cmime në Ferizaj

“Një shfaqje teatri me katër aktorë..”, u shpërblye ne Festivalin e Teatrove ne Ferizaj me çmimet ‘Shfaqja më e mirë’ dhe ‘Regjia më e mirë’, që i takoi regjisores Neziraj. Ndërsa kasta e kësaj shfaqje rrëmbeu edhe tri çmime të tjera. Çmimin aktorja më e mirë e fitoi Shëngyl Ismajli, çmimi për aktorin më të mirë ‘Ismail Rama’ iu nda Adrian Morinës dhe me çmimin ‘Aktori më i mirë në rolin dytësor’ u shpërblye Ernest Malazogu. 

Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selmani
Muzikantë: Art Lokaj (kitarë elektrike) Drin Tashi (bateri)
Muzika: Gabriele Marangoni
Koreografia: Adrienne Hart
Skenografia: Petra Veber
Kostumet: Vesa Kraja
Dizajni i dritave: Radomir Stamenkovic

THERTORJA ‘TONI BLAIR’ NË PRISHTINË
Mbas daljes tragjikomike të Britanisë së Madhe nga BE, vendi i ngelur bosh duhet të plotësohet shpejt, përndryshe BE do të mund shkatërrohet.
Evropa ka kthyer sytë nga Kosova, e cila papritur gjendet para një mundësie historike të cilën ajo medoemos dëshiron ta shfrytëzojë. Por, siç ngjan zakonisht, ekziston edhe një sfidë e madhe. Pos Kosovës, mundësinë për të hyrë në BE e ka edhe Serbia.

Ass. regjisore: Enkeleda Arifi
Menaxhere skene: Lendita Idrizi
Ass. e produksionit: Sophia Sinani
Udhëheqës teknik: Denis Berisha
Dritat: Mursel Bekteshi, Denis Berisha
Teksti: Jeton Neziraj

Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë / www.qendra.org
Kontakt: info@qendra.org

Financuar nga:
Olof Palme International Center, Culture for All – phase III, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.

Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove