arkiva

"Kein problem S’ka Problem" vjen në Prishtinë

Shfaqja “Kein Problem S’ka Problem” me regji nga Blerta Neziraj dhe Caroline Ringeisen do të shfaqet në Prishtinë me datën 27 Nëntor 2016 nga ora 20h në Teatrin Dodona. Drama është e shkruar nga dramaturgja nga Zvicrra, Ariane Von Graffenried dhe dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj. Kjo shfaqje është rezultat i bashkëpunimit të Qendrës Multimedia dhe Schlachthaus Theater në Bern të Zvicrrës.
Projekti është realizuar në Prill të vitit 2016 me të rinjët kosovarë dhe Klubit të Rinjve të teatrit Schlachthaus nga Bern, Zvicërr. Shfaqja trajton takimet në mes të rinjve që nuk janë takuar ndonjëherë më parë.
Të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në këtë shfaqje janë Argjend Rexhepi, Fellenza Tershnjaku, Fjolla Berisha, Flaka Rrustemi, Fjolla Mucaj, Redon Kika, Edona Memeti, Manushaqe Maxhuni, si dhe Klubi i të rinjve të Teatrit Schlachtaus në Bern: Anina Zuber, Lionel Reinhardt, Aline Fehr, Fabienne Jufer, Luana Laderach, Clemens Stucki, Jonas Fasching dhe Rafaela Ritschard.

 

„Të gjithë duhet të keni një rrahje të zemrës.“ Blerta Neziraj dhe të rinjtë janë duke bërë tinguj ritmik me duar në gjoks [...] Vjeshtën e kaluar punëtoria që u mbajt në Prishtinë dhe provat që u mbajtën në Zvicërr, bënë që të rinjtë (16 deri n 21 vjec) të njiheshin mirë me njëri tjetrin, shihet nga marrëdhëniet e tyre pas provave. Dicka tjetër që shihet është mendimi për njëri tjetrin dhe për shtetin e tjetrit. „Kjo vështirësi është një cështje e rëndësishme në shfaqje“ thotë Redon Kika, aktor kosovar. Valentina Kobi, Berner Zeitung BZ, 16.04.2016