arkiva

Ora e mësimit në festivalin për fëmijë “Play for all”

Pjesa teatrale e punuar nga Qendra Multimedia e që në fokus kishte fëmijët në një orë mësimore, ishte pjesë e programit të hapjes së edicionit të sivjetëm të festivalit për fëmijë “Play for all”, i cili shënoi hapjen zyrtare të këtij edicioni me datë 24. Maj. Aktorët që përformuan në skenën teatrale si: Anisa Ismajli, Muhamed Arifi, Shqipe Gashi dhe Kujtim Paçaku u mirëpritën nga publiku që ishte prezent, duke përcjellur me duartrokitje e buzëqeshje lojën e tyre në skenë.
Në hapje të Festivalit ishin të pranishëm edhe shumë personalitete eminente të vendit tonë si përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Kristof Shtok, Ministri i Kulturës Memli Krasniqi, Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Citaku etj.
Qendra Multimedia është partnere e SOS Fshatrave të Fëmijëve në implementimin e projektit të festivalit për fëmijë “Play for All” që financohet nga Komisioni Evropian.