arkiva

Prezantim i materialeve te dance-shfaqjes "Jam Burr'?!"

Prezantim i materialeve skenike të dance-shfaqjes "Jam Burr" me koreografen nga Gjermania Katharina Maschenka Horn ee Nemanja Mutic nga Bosnia dhe Hercegovina.

"Jam Burr'?!" është një dance-shfaqje e cila trajton klishenë dhe realitetin e burrit në Ballkan. Katharina Maschenka Horn ka krijuar këtë projekt në vitin 2015 bashkë me kolegët e saj, Nemanja Mutic - aktor nga Bosnja e Hercegovina, Jan Novosel - aktor nga Kroacia, Andrea Dorian Rama - valltar nga Shqiperia.
Tash Katharina dhe njëri nga performuesit, Nemanja, ka ardhur në Kosovë të kerkojnë një performues që t'i bashkohet shfaqjes. Pas audicionit, ata ftuan performuesit Robert Nuha dhe Qendresa Kajtazin të punojnë së bashku për një javë këtu në Prishtinë, në Qendren Multimedia.
Me datën 8 tetor në oren 16:00h, do të jetë një prezantim i hapur per te gjithe ata që janë të interesuar të shohin punën e kësaj jave dhe të diskutojnë per projektin "Jam Burr'?!" dhe planet tjera. Ky aktivitet organizohet nga Qendra Multimedia kurse mbështetet nga Goethe Institute.