arkiva

Kosovë is Everywhere - PROGRAMI

Kosovë is everywhere
Literaturë.Kosovë.Raki.Zvicër.Muzikë
28 shtator – 13 tetor, 2017
Hyrje e lirë për të gjitha aktivitetet

Një projekt letrar i Bern is überall dhe Qendrës Multimedia nga Prishtina

Fjalë për skenë e jo për letër - ky është koncepti i performancës Kosovë është kudo. Katërmbëdhjetë autorë nga Kosova dhe Zvicra dalin në skenë bashkërisht dhe prezantojnë letërsinë si një lloj performance. Ngjashëm me një orkestër kamertale, ata prezantojnë kompozime verbale; ata bëjnë vallëzime gjuhësore; rrëfejnë tregime të përditshme; recitojnë poezi të përdala; përsërisin dhe ndryshojnë lista fjalësh; ngërthehen në anekdota të shkurta bizare si dhe përcillen me kitarë, harmonikë, bas kitarë, perkusion e daulle.

Ahengu shumëgjuhësh është i pashmangshëm. Do të vizitojmë gjashtë qytete në Kosovë. Perfomancën do ta zhvillojmë në gjuhën shqipe, frënge, gjermane, rome, serbe, gjermane (të Zvicrës) dhe turke (të gjitha me titra në shqip). Do të rrëfejmë tregime të cilat janë krijuar për këtë ngjarje të veçantë ndërkombëtare. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një miqësie të gjatë kulturore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Motoja jonë? Të gjitha gjuhët janë të barabarta!

Autorët e muzicientët pjesmarrës janë: Laurence Boissier, Blerina Rogova-Gaxha, Ervina Halili, Arben Idrizi, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Meral Kureyshi, Gerhard Meister, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried dhe Milosh Zhivanoviq. Muzikë: Adi Blum (accordion), Art Lokaj (guitar), Michael Pfeuti (bass), Maru Rieben (percussion), Drin Tashi (drums).

Ka shumë arsye përse këta artistë nga Bern ist überall po hyjnë në dialog me artistë nga Kosova. Por natyrisht, njëra nga arsyet është lidhja e pashkëputshme që ekziston mes Kosovës dhe Zvicrës. Kur zhdergjeni rrugëve të Prishtinës ju ndodhë kaq shpesh të dëgjoni kosovar që flasin gjermanishte të Zvicrës. Në Ferizaj takon plot shqipe që shumicën e kohës jetojnë në Renens apo Payerne. Por, fatkeqësisht, shkëmbimet letrare mes dy vendeve janë të lëna mbas dore. Ky projekt ka për qëllim të krijoj lidhje të qëndrushme letrare. Diçka të tipit A Long and Lasting Love.

 

Përmbledhja e programit
E enjte, 28 shtator, ora 20:00 Prishtinë, Qendra Multimedia
E premte, 29 shtator, ora 20:00 Graçanicë, Hotel Graçanica
E shtunë, 30 shtator, ora 20:00 Ferizaj, teatri “Adriana”
E enjte, 5 tetor, ora 20:00 Prizren, Kino Lumbardhi
E shtunë, 7 tetor, ora 20:00 Gjakovë, Teatri i Qytetit
E enjte, 12 tetor, ora 20:00 Pejë, teatri “Istref Begolli”
E premte, 13 tetor, ora 20:00 Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë.

 

Programi në detaje

E enjte, 28 shtator, 20:00h, Prishtinë, Qendra Multimedia
Sadik Bekteshi 53, 10000 Prishtina (përballë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” Tel: 038 555 799 e-mail: info@qendra.org / www.qendra.org
Me shkrimtarët: Arben Idrizi, Antoine Jaccoud, Gerhard Meister, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried e Milos Živanović. Muzikë: Maru Rieben (perkusione) dhe Art Lokaj (kitarë).
Programi fillon me koktej nga ora 19:00. Të gjithë janë të mirëseardhur.

E premte, 29 shtator, 20:00h, Graçanicë, Hotel Graçanica
Rr. Dragana Ristića b.b., 10500 Graçanicë, Tel: 038 729 888
Me shkrimtarët: Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried dhe Miloš Živanović. Muzikë: Maru Rieben (perkusione) dhe Art Lokaj (kitarë).

E shtunë, 30 shtator, 20:00h, Ferizaj, Teatri “Adriana”
Rr. Dëshmorët e Kombit, 70000 Ferizaj
Me shkrimtarët: Arben Idrizi, Antoine Jaccoud, Gerhard Meister, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried e Miloš Živanović. Muzikë: Maru Rieben (perkusione) dhe Art Lokaj (kitarë).

E enjte, 5 tetor, 20:00h, Prizren, Kino Lumbardhi
Rr. Remzi Ademi Nr 4, 20000 Prizren, tel: 029 222 131
Me shkrimtarët: Laurence Boissier, Blerina Rogova-Gaxha, Ervina Halili, Meral Kureyshi, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku dhe Gerhard Meister. Muzikë: Drin Tashi (drums) dhe Michael Pfeuti (bass).

E shtunë, 7 tetor, 20:00h, Gjakovë, Teatri i Qytetit
Rr. UÇK Nr 2, 50000 Gjakovë, tel: 0390 326 516
Me shkrimtarët: Laurence Boissier, Blerina Rogova-Gaxha, Ervina Halili, Meral Kureyshi, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku dhe Gerhard Meister. Music: Drin Tashi (drums) dhe Michael Pfeuti (bass).

E enjte, 12 tetor, 20:00h, Pejë, teatri “Istref Begolli”
Rr. Femi Agani (Parku i vogël), 30000 Pejë
Me shkrimtarët: Ervina Halili, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Shpëtim Selmani dhe Ariane von Graffenried. Muzikë: Adi Blum (harmonikë), Art Lokaj (kitarë) dhe Drin Tashi (drums).

E premte, 13 tetor, 20:00h, Prishtinë, Univerziteti i Prishtinës, amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë
Rr. "Nëna Terezë", 10000 Prishtinë
Me shkrimtarët: Ervina Halili, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Shpëtim Selmani dhe Ariane von Graffenried. Muzikë: Adi Blum (harmonikë), Art Lokaj (kitarë) dhe Drin Tashi (drums).


Artistët

Adi Blum
I lindur më 1964, luan në harmonikë dhe shkruan. Jeton në Bern. Organizon dhe prodhon ngjarje kulturore. Blum drejton PEN Qendrën Gjermane të Zvicrës. www.adiblum.ch

Laurence Boissier
E lindur me 1965, ajo jeton në Gjenevë. Është performuese dhe shkrimtare. Ka fituar Swiss Literary Prize 2016. www.inventairedeslieux.com

Blerina Rogova-Gaxha
U lind në Gjakovë më 1982. Kreu studimet Master në fushën e formave moderne dhe teorive letrare në Universitetin e Prishtinës. Me librin e saj me poezi “Gorgone” (2009) fitoi shpërblimin e librit më të mirë të vitet në Mitingun e Poezisë. Ajo punoi si gazetare në Radio BBC.

Ervina Halili
Ervina Halili 1986 poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore nga Prishtina.
Ka qenë musafire rezidenciale në disa shtëpi dhe muze internacional. Ajo ka botuar katër libra me poezi dhe Dear Schlaf des Octopus libri i saj i fundit është botuar në Vjenë në vitin 2016.
Ajo aplikon teorinë e saj të hulumtimeve shkencore dhe konceptin poetik në video dhe audio perfomancat e saj live.
Është laureuar me çmimin kombëtar vjetor për poezinë në vitin 2015 në Kosovë.

Arben Idrizi
Ka lindur në vitin 1974 në Vushtrri, Kosovë. Ka publikuar disa libra me poezi. Punon edhe si përkthyes letërsie dhe gazetar. Në vitin 2016, koleksioni i tij me poezi Fletore Poezish 10 – 15, është botuar nga Qendra Multimedia.

Dardan Islami
U lind më 1973. Ai është ‘stand-up’ humorist dhe producent. Ka punuar në emisionin e mëngjesit në Radio Urban FM dhe në shfaqjet e tij ‘stand-up’ ai flet për marrëdhëniet e përditshme mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Antoine Jaccoud
Jeton në Lozanë. Skenarist dhe shkrimtar i dialogëve për film. Ai po ashtu shkruan për teatër, radio dhe skenë. Tekstet e tija janë botuar nga Bernard Campiche, Humus dhe nga botues të tjerë.
www.facebook.com/antoine.jaccoud

Guy Krneta
I lindur në Bern, 1964, ai jeton dhe punon si autor në Bazel. Ka qenë dramaturg dhe bashkëdrejtor në teatro të ndryshme në Gjermani e Zvicër. Krijimet e tija «Morgengeschichten» transmetohen rregullisht nga Swiss Radio DRS1. www.matterhorn.li

Pedro Lenz
Ka lindur në 1965, jeton dhe punon si shkrimtar / dramaturg në Olten. Adaptimi filmik i skenarit të tij «Der Goalie bin ig» ka fituar Swiss Cinema Prize në 2014. www.pedrolenz.ch

Art Lokaj
U lind në Prishtinë më 1992. Ka përfunduar studimet themelore të letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinë. Luan në kitarë dhe piano me zhanre të ndryshme si bluz, funk, pop, rok dhe muzikë moderne/alternative.

Gerhard Meister
U lind më 1967 dhe jeton në Cyrih. Shkruan kryesisht për teatër. Programi skenik "Geholten Stühle" (në bashkëpunim me Andres Lutz-in) u shpërblye me çmimin Salzburger Stier. www.gerhardmeister.ch

Kujtim Paçaku
U lind në Prizren. Që nga mosha e hershme nisi të shkruajë poezi në gjuhën rome si dhe të luante muzikë klasike dhe popullore. Që nga viti 2009 ai është zëvendëskryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete i Presidentit të Kosovës. Paçaku është deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit rom.

Michael Pfeuti
U linë më 1959. Luan në kontrabas dhe jeton në Bazel. Ai mori pjesë në shumë produksione për kinema, teatër dhe televizion. Pfeuti është pjesë e Orkestrës Simfonike, si dhe i grupeve të rokut, xhazit, eksperimentale dhe avangarde, si solist apo udhëheqës. www.pfeuti.ch

Maru Rieben
U lind më 1963 në Bern. U përgatit si perkusioniste xhazi dhe artiste mediale. Rieben performoi në Europë e Japoni, dhe incizoi disa CD. Ajo jep mësime në një shkollë të muzikës. www.marurieben.com

Shpëtim Selmani
31 vjeçar, poet dhe aktor nga Kosova. Ka studiuar sociologji në Univerzitetin e Prishtinës si dhe përfunduar studimet Master në aktrim, në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka botuar dy libra me poezi.

Drin Tashi
U lind më 1996 në Prishtinë. Ai është muzikant dhe kompozitor. Luan në perkusione, kitarë elektrike, instrumente me tastiera dhe digjiridu. Mori pjesë në festivale të ndryshme me bendin e tij ‚Hithat’, si dhe me bendin ‚Zhabat’.

Ariane von Graffenried
E lindur me 1978, jeton dhe punon si autore në Bern. Ka doktoraturë (Ph.D.) në shkenca teatrore. Ajo shkruan për skenë dhe media. Është krijuese e dyshes skenike Fitzgerald&Rimini. www.fitzgeraldrimini.ch

Miloš Živanović
I lindur në Beograd, në 1976. Është bashkë-themelues dhe bashkëredaktor i NGO-s KPZ Beton dhe i setit kulturor – propagandistik ‘Beton’. Nga viti 2006 e deri më tani ai ka botuar disa libra me poezi e prozë.


Pyetjet më të shpeshta rreth këtij programi:
Sa kushton hyrja?
Hyrja është pa pagesë.

A duhet të bëhen rezervime?
Jo domosdoshmërsiht. Por, kishte qene e mirëseardhur nëse na vnonin në dijeni për ardhjen tuaj. Në atë rast, na thirrni në Qendrën Multimedia: 038 555 799 ose na shkruani në: info@qendra.org

Raki?
Po. Do të ketë raki falas mbas secilës shfaqje.

Informata shtesë?
Thirrni zyrën tonë: Qendra Multimedia, Sadik Bekteshi 53, 10000 Prishtinë, 038 555 799, info@qendra.org
Website: https://bernistkosovo.wordpress.com/ / www.qendra.org

Adresat e lokacioneve të programit?

Qendra Multimedia, Prishtinë, rr. Sadik Bekteshi 53, 10000 Prishtina (përballë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”Tel: 038 555 799 e-mail: info@qendra.org / www.qendra.org

Hotel Graçanica, rr. Dragana Ristića b.b.,10500 Graçanicë, tel: 038 729 888

Teatri “Adriana”, rr. Dëshmorët e Kombit, 70000, Ferizaj

Kino Lumbardhi, rr. Remzi Ademi Nr 4, 20000 Prizren, tel: 029 222 131

Teatri i Qytetit Gjakovë, rr. Uçk Nr 2, 50000 Gjakovë, 0390 326 516

Teatri “Istref Begolli”, Femi Agani (Parku i vogël), 30000 Pejë

Univerziteti i Prishtinës, amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë rruga "Nëna Terezë", 10000 Prishtinë.

Kush janë njerëzit prapa skene?
Menaxhmenti: Adi Blum (Bern), Blerta Rrustemi – Neziraj (Prishtinë)
Organizimi skenik: Blerta Rrustemi – Neziraj (Prishtinë)
Përkthyes: Naim Kryeziu (Prishtinë), Bardha Rrustemi (Paris)
Inçizues: Toni Sulzener (Bern)
Filmues: Matthieu Moerlen (Paris), Olivier Mancardi (Paris)
Dizajni grafik: Agon Çeta (projectGRAPHICS)
Partner medial: Swiss Radio, DRS1, Kultplus, Koha Ditore, Gazeta Express

Kontaktet:
038 555 799, info@qendra.org
Website: https://bernistkosovo.wordpress.com/
www.qendra.org

Ky shkëmbim është mundësuar duke iu falenderuar Great Culture Prize nga Burgergemeinde Bern, të cilin Bern ist überall e ka fituar në vitin 2015, si dhe nga sponsor e partnerë si: granti Balkan i fondacionit kulturor Landis & Gyr, Pro Helvetia e Ambasada e Zvicrës në Kosovë.