arkiva

UNË DEKLAROJ NË RREZIKUN TIM

- solo-performancë e bazuar në tregim personal-

 

vendi: Teatri “Adriana Abdullahu”, Ferizaj

data: 22. 05. 2012

ora: 20:00

bileta: Gratis

me: Alina Serban

performues muzikor: Catalin Rulea

dramaturgjia: Alice Monica Marinescu

set dizajni /kostumet: Adrian Cristea

texti: Alina Serban

regjia: David Schëartz

producent: Teatrul LUNI në partneritet me tanga Project

 

*shfaqja është në gjuhën rome dhe rumune e titruar në gjuhën angleze

 

Kjo shfaqje është pjesë e “Festivali i kulturës Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane 2012” që organizohet në kuadër të projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian në zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë”- EU SIMRAES projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur- KFOS.

 

Unë deklaroj në rrezikun tim se unë nuk dua ta lëshoj apartamentin tim të vjetër! Unë deklaroj në rrezikun tim se unë nuk dua të flej këtu! Unë deklaroj në rrezikun tim se tani më duhet ta rrëmbej jetën për fyti dhe ta pushtoj! Unë deklaroj në rrezikun tim se unë do të martohem, do kem disa fëmijë dhe do e lë at maskaranë të më rrah sa të mundet! Dua që lëkura ime të jetë e bardhë! Dua të kem shumë miq, dhe, më shumë se çdo gjë, një të dashur! Nuk dua të jem një Gjipsi tërë jetën time! Zot, të lutem, më bëjë rumun!

Tregimi personal i një adoleshenteje rome që është rritur në getot e Bukureshtit, e ndarë në mes të komunitetit Romë në të cilin ajo e ndjen se nuk përket dhe shumicës rumune që nuk e pranojnë atë. Duke u përballur me varfërinë në shtëpinë e saj dhe me paragjykimet nga miqtë e shkollës dhe mësuesit, është tregimi për një vajzë që refuzon, lufton, merret me identitetin e saj social dhe kulturorë.

 

Alina Serban ka punuar së bashku me Alice Monica Marinescu (dramaturge) dhe David Schëartz (regjisorë) për të zhvilluar skenarin e performances, duke përdorur materiale të ndryshme biografike (ditarët personal, letra zyrtare, foto, këngë) nga fëmijëria e saj dhe nga adoleshenca. Rezultati është një spektakël që i ka dy qëllime: në njërën anë të tregoj tregimin sa personale e sa më të vërtetë që të jetë e mundur dhe ta punojnë si deklaratë personale. Në anën tjetër, të ngrisë pyetje dhe të bërtas të vërteta të pakëndshme në fytyrën e të dy palëve, asaj të pakicës Rome e të shumicës Rumune.

 

Unë deklaroj në Rrezikun Tim është paraqitur në Bukuresht në Green Hours MONDAY Theatre, atLaBOMBA Community Centre dhe në disa komunitete rome dhe jorome. Shfaqja është ftuar në disa festivale ndërkombëtare- Festivalin Europian të Teatrit (Timişoara),Sferracavalli Festivali Ndërkombëtar për Imagjinatë Substanciale (Lizzano), Nuits Theatrales au Palais de Behague (Paris),  Festivali i Dramës Kontemporane (Budapest), dhe në Prishtinë (Kosovë) në Festivalin e Kulturës Rome, Ashkali dhe Egjiptiane 2012.