arkiva

…me Xhevdet Bajrajn

Të martën (10 korrik), në ora 18:00, në hapsirën e re të Qendrës Multimedia do të lexohen ekstrakte nga monodrama “Vrasja e mushkonjës”, e poetit dhe shkrimtarit tonë të mirënjohur që jeton në Mexico City, Xhevdet Bajraj.

Bajraj, i cili do të jetë prezent në këtë aktivitet që organizohet për nder të tij, do të lexoj dhe ai disa poezi të veta si dhe (mbas disa gotave raki), do të flas për poezinë, për Mexico City-n, për Kosovën e për shumëcka tjetër!

 

S’ka fjalime. Ka vec letërsi e raki.

 

Jeni të ftuar me dashamirësi.

Vendi: Qendra Multimedia
Ora: 18:00
Data: 10 korrik, 2012

 

Adresa: Qendra Multimedia / Rr. Idriz Gjilani 7/9 – 1 / Lagja Dardania
(Përballë Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa”), Prishtinë
Tel: 049270035