arkiva

“Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës”

Prishtinë, 30 korrik.

Qendra Multimedia nga Prishtina ka filluar të realizoj projektin “Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës”, që është një platformë artistike e cila synon të mobilizoj artistë nga Kosova dhe regjioni që bashkarisht të përfshihen në aksione kulturore për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale në Kosovë dhe në regjion. Platforma e Qendrës Multimedia synon të nxis bashkëpunimin kulturor dhe zvetnojmë barrierat ndëretnike që ka krijuar e kaluara armiqësore. Përmes aktiviteteve të shumta të teatrit dhe letërsisë, projekti synon të ngreh në sipërfaqe disa prej temave të tabuizuara në shoqërinë Kosovare, përfshi valën raciste ndaj komuniteteve RAE në Kosovë. Duke angazhuar në projekt në numër të madh artistësh vendor e regjional, projekti synon të krijoj, para së gjithash, një platformë artistike për prodhimtari kualitative artistike, e cila përpos impaktit lokal njihet dhe pranohet edhe ndërkombëtarisht. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, projekti pritet të ketë impakt edh enë politikat kulturore në vend, të cilat duhet të orinetohen kah projektet kreative që kan imapkt të drejtpërdrejtë në audiencat lokale, por që edhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit kulturorë kosovarë në botë.

Projekti ka tri aktiviteteve themelore; serinë e prezentimeve të Teatrit të Forumit, shfaqjen teatrore, dhe përkthimin e botimin e librave. Aktivitetet kryesore parashihet të ndodhin në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

“Protesto, ngrite zërin, ankohu, sulmo: bëju artist i Kosovës” është financuar nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)”‐ financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Pritet që platformës të shtrihet edhe në vitin 2014 dhe 2015.

Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002, në Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare, e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë t`cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ t`prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat lokale kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të të gjitha moshat dhe aktivitete e saja kan shtrirje ndërkombëtare.