arkiva

Ralph Hammerthaler, një gjerman në qytetin pa lum

Rezidenca për shkrimtarë “Prishtina nuk ka lum”

Rezidenzës letrare “Prishtina nuk ka lum”, të parës së këtij lloji në Kosovë, i pari i “preu shiritin”, bavarezi 48 vjeqar Ralph Hammerthaler. E inicuar nga Qendra Multimedia në Prishtinë rezidenca për shkrimtarë nisi të jetësohet me 1 maj 2013, ateherë kur shkrimtari gjerman shkeli në Prishtinë, për të cilën thotë se do ta “shkel” edhe shumë here të tjera. Qëndrimi në Prishtinë i kishte ngjallur shumë skepticizëm, dhe kishte ngritur shumë pyetje në kokën e tij saqë i kishte konstatuar që kosovarët janë “popull i pakuptueshëm”. “Edhe pse në Kosovë ka njerëz të mrekullueshëm, më duket një shoqëri që bën veprime të pakuptueshme”, ka thënë Hammerthaler në një intervistë dhënë gazetës Koha Ditore.

Një muaj padyshim që nuk i kishin mjaftuar për të gjetur përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Sidomos nëse e marrim parasysh kohën kur Hammerthaler gjen inspirim për të shkruar – natën, e të cilën gjithnjë ja kishte rrëmbyer “e pakuptueshmja” në Prishtinë. Për këtë ai ka nisur një ditar, që ditën e parë kur kishte mbërritur në Prishtinë, e nga i cili ditar ai nuk e mohon që mund të rrjedhë një vepër më e madhe letrare. Krahas ditarit të tij për Kosovën, qendrimin në rezidencën letrare në Prishtinë Hammerthaler e kishte shfrytëzuar për të hedhur ca rreshta në romanin që ai po shkruan e për të cilin nuk ka preferuar të flas shumë. Megjithatë ai në Prishtinë kishte parë edhe gjëra me kuptim. Një ndër ta ishte Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë-polip, në të cilin kishte marrë pjesë edhe vetë ai.

“ E di që festivali ndiqet nga pak njerëz. Por po të mbahej polip në Berlin, biletat do të shiteshin shumë herët. Mediat do të shkruanin shumë”, kishte thënë ai për Kohën Ditore.

Ndryshe Hammerthaler është autor i romanit “Alles bestens“ (2002), “Aber das ist ein anderes Kapitel” (2007) dhe „Der Sturz des Friedrich Voss” (2010). Pjesët e tij teatrore dhe operat janë vënë në skenë në shumë vende të botës.