arkiva

Newborn-projekti i ri mes Prishtinës dhe Nottingham-it

Mbi një vit e gjysëm është i vjetër bashkëpunimi që Qendra Multimedia ka filluar me dramaturgun Andy Barrett nga Nottinghami, bashkëpunim ky i cili është i koncentruar në krijimin e një shfaqjeje teatrore për publikun e moshës adoleshente si dhe në krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes bërësve të teatrit nga Nottinghami dhe Prishtina.
Nisma e këtij bashkëpunimi ka qenë ngjarja NoPo, gjatë së cilës është bërë një shkëmbim virtual i teksteve të dramave të lexuara përmes Skype-it, njëkohësisht, në Qendrën Multimedia dhe në Nottingham Playhouse, gjë që ishte pasur me diskutim mes audiencës së të dyja qyteteve, poashtu përmes Skype-it. Ky komunikim virtual nuk është ndalur me kaq.
Ka pasuar krijimi i një grupi në Facebook me emrin "The exchange" (Shkëmbimi) pjesë e të cilit kanë qenë të rinjë nga Prishtina dhe Nottinghami e të cilët kanë debatuar mbi çështje të ndryshme varësisht prej temave të përcaktuara nga administruesit e grupit.
Si rezultar i këtyre bisedave dhe asaj çka është thënë në grup nga të rinjtë ka rrjedhur udhëtimi i dramaturgëve kosovar Jeton Neziraj e Arian Krasniqi për në Nottingham, të cilët, të inspiruar nga mendimet e të rinjve nga te dy shtetet, kanë nisur punën me një grup performuesisht të rinjw në krijimin e një performance në Neville Studio krahas Michael Pinchbeck dhe performuesve nga Sarajevo War Theater.
Hapi i radhës që do të forcojë këtë bashkëpunim, do të jetë vizita që do t'i bëjë Andy Barrett Kosovës, për të punuar me të rinjtë nga Kosova duke mbledhur mendimet dhe pervojat e tyre, e të cilat më pas do ti "shkrijë" në performancën që ai bashkë me Jeton Neziraj, Arian Krasniqin dhe një grup performuesisht do nisin ta punojnë në Qendrën Multimedia në Prishtinë. Qëllimi do të jetë krijimi i një performance që do të jetë tërheqëse edhe për "tregun" e gjeneratave të ardhshme të të rinjëve të të dyja shteteve: atij më të vjetrit në botë (shtetit Anglez) dhe më të riut në botë (shtetit Kosovar).
Pjesa artistike e krijuar do të përpunohet më tutje në Nottingham, për tu shfaqur më pas si pjesë e Nottingham European Arts Theater Festival në vitin 2014.
Ndryshe, disa nga veprat e dramaturgut Andy Barrett janë: "Dolly"; "The Story Traders of Sichuan" si dhe versioni i parë anglez i Ibsenit ‘League of Youth’.