arkiva

Vjen në Prishtinë: “LOVE. STATE. KOSOVO”


****
Data: 1 dhe 2 Tetor, 2013
Koha: 20:00 h
Vendi: Teatri Oda, Prishtinë

 ****
Një performancë teatrore unike, me artistë nga Kosova dhe Zvicra. “LOVE. STATE. KOSOVO” është prodhuar nga Qendra Multimedia (www.qendra.org), në bashkëpunim me Produktionswerkstatt, CULTURESCAPES Balkan 2013, Spielart Festival München, Kaserne Basel dhe Zürcher Theater Spektakel. Kjo shfaqje vjen në Prishtinë mbas premieres në Zürcher Theater Spektakel të Cyrihut.

****
Performojnë: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Astrit Ismaili dhe Labinot Rexhepi, Dramaturg dhe udhëheqëse e produksionit: Larissa Bizer, Kostumet: Diana Ammann, Skena dhe ndriçimi: Nico de Rooij, Ndihmës i regjisë: Hendrik Lipke, Udhëheqja artistike: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Udhëheqja e produksionit në Kosovë: Nita Hasani
Kohëzgjatja: afro 90 minuta
Gjuha: Gjermanisht, anglisht, shqip, gjermanishte e Zvicrës

*** PËRSHKRIM I SHKURTË I SHFAQJES***
“Kosova. Ku është kjo në të vërtetë? Thjesht diku në Ballkan. Këtu Kosova na intereson mesatarisht deri aspak. Vetë fjala tingëllon tashmë si vatër e luftës apo si plak pa dhëmbë, ashtu që nuk mundesh ndryshe, përveç se të parafytyrosh si diçka të pangushëllueshme. Po ashtu askush nuk llogarit me atë që “atje poshtë” do të zhvillohet diçka aq shpejt. E çfarë të zhvillohet atje diçka e madhe, ata s’kanë asgjë. Prandaj ata të gjithë vijnë te ne. Me këtë rast po zhvillohet pikërisht një mori e madhe. Është koha që të njihemi pak me shtetin më të ri të Evropës.” LOVE. STATE. KOSOVO është një udhëtim i gjurmimit, një kërkim i gjurmëve në një krijesë shumë të ndërlikuar të shtetit të Kosovës. Pikënisja e projektit është shikimi personal, ndoshta naiv evroperëndimor i ngjarjeve komplekse politike dhe sociale të një vendi të ri. Fleischlin dhe Schupp janë nisur në qershor 2012 dhe kanë shkuar në një udhëtim gjurmimi në Kosovë. Një vend i ri, në çdo pikëpamje: Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, tek më 2008 Kosova është shpallur e pavarur dhe pranohet edhe më tej nga pak më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB-së.
Me shikimin e tyre të vet Fleischlin dhe Schupp kanë vrojtuar ngjarjet komplekse politike dhe sociale në Kosovë dhe kanë gjetur një vend, i cili ka një lidhje krejt të veçantë me Zvicrën dhe me Gjermaninë dhe kështu nuk ka të bëjë aspak me parafytyrimet e përgjithshme këtu. Përshtypjet e tyre, përjetimet dhe përvojat e tyre i kanë përpunuar artistikisht në një proces të përbashkët punues me performuesin kosovar Astrit Ismaili dhe me valltarin Labinot Rexhepi. LOVE. STATE. KOSOVO pasqyron këndvështrimin personal të katër performuesve në Kosovë dhe ballafaqimet e tyre me paragjykimet dhe e tematizon, me një shkelje syri, tërheqjen dhe përballimin e kufijve në bashkëpunimin artistik.
LOVE. STATE. KOSOVO është një lloj tregimi dashurie. But it’s complicated!