arkiva

Edi Matić nga Spliti në Prishtinë

05 Tetor 2013
Rezidenca për artistë „Prishtina nuk ka lum“ e organizuar nga Qendra Multimedia në Kosovë në muajin e Tetorit sjellë mysafirin e radhës Edi Matić nga Kroacia.

Mysafiri i katërt i programit të rezidencave për artistë është një audio dhe video producent, dizajner grafik i pavarur dhe bashkëthemelues i shoqatës për mbështetje të kulturës KURS nga Spliti. Ndër tjerash Matić inicioi dhe prodhoi mjuzikëlin Sarajevski krug i cili u shfaq në Kroaci, Bosnie dhe Hercegovinë, Austri, Gjermani, Skotland, Angli dhe në Amerikë. Një ndër projektet më interesante të tij ishte një spot muzike për të shurdhër. Romani i tij Ovdje fali ženska ruka (Këtu mungon dora e një femre) 2007 ka qenë i nominuar për shumë çmime letrare në Kroaci. Romani i tij i dytë Grimalda u publikua në gjuhën gjermane me përkthim të Blazhena Badas nga shtëpia botuese Leykam Buchverlag Graz 2012 dhe po në të njëjtin vit fitoi çmimin për letërsi të Steiermärkishen Sparkasse. Edi Matic ka pasur disa ekspozita si fotograf në Kroaci sikurse edhe nje prezantim në kuadër të panairit të librit në Lajpcig.

Programi i Artistët në Residencë “Prishtina nuk ka lum” implementohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë, ndërkaq partner të projektit janë Traduki, S.Fischer Stiftung dhe Goethe Instituti.