arkiva

Tea Hvala, artistja e radhes në rezidencën "Prishtina nuk ka lum"


01 Nëntor 2013
Gjatë muajit të Nëntorit “Prishtina nuk ka lum” do të jetë nikoqire e mysafirës sonë të pestë Tea Hvala nga Sllovenia.Tea është shkrimtare, eseiste, gazetare, redaktore, perkthyese, organizatore e ngjarjeve të ndryshme dhe adhuruse e letersisë feministe fantashkencore dhe mban titullin MA i Studimeve Gjinore. Në vitin 2006, teza e BA-së në Letërsi Krahasimore dhe Sociologji të KulturInterseksualiteti në Fantashkencorën feministe amerikane u shpërbly me çmimin për student të Universitetit Presheren.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Hvala ka planifikuar të punoj në një ese mbi teknikat e shkrimit bashkëpunues.
Ajo ka ndihmuar në punëtori për shkrimin bashkëpunues të fantashkencores me titullin In other Wor(l)ds që nga 2008.