arkiva

Takimi i katërt i impromptu mbi- PORTRETIZMI I GRAVE NË REKLAMA TË MEDIEVE TË NDRYSHME

QENDRA E MEDIEVE TË GRAVE – WOMEN’S MEDIA CENTER (WMC) në bashkëpunim me
QENDRA MULTIMEDIA

Organizon

TAKIMIN E KATËRTË IMPROMPTU MBI NJË ÇËSHTJE SHQETËSUESE - PORTRETIZMI I GRAVE
NË REKLAMA TË MEDIEVE TË NDRYSHME

E martë, 26 Nëntor 2013, Ora 11 30 – 12 30
Vendi: Qendra Multimedia (përballë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”) Prishtinë

Ligjëruese: Visare Gorani Gashi, Eksperte e çështjeve gjinore
Violeta Kurti Islami
Moderon: Pranvera Behrami


Ky takim është pjesë e projektit “Prezantimi i Treguesve të Ndjeshëm Gjinor për Media në Kosovë” të “Qendra e  Medieve e Grave -Women’s Media Center (WMC)” , i cili synon ngritjen e njohurive të medieve, rregullatorëve të  medieve, shkollave dhe institucioneve për gazetari dhe komunikim dhe shoqërisë civile lidhur me treguesit e ndjeshëm
gjinor për medie (TNGJM), aplikimi i të cilëve do të ndihmojë hartëzimin e gjendjes së tanishme të përfaqësimit gjinor dhe prezantimit nga aspekti gjinor të realitetit në medie. Projekti njëkohësisht do shërbejë si mjet për të promovuar barazinë gjinore qoftë në përfaqësim, qoftë në prezantim e portretizim, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese të formës së debatit dhe shkrimeve analitike, blogjeve, portreteve, etj. TNGJM-të janë ndërtuar rishtazi nga UNESCO-ja dhe janë krijuar për institucione mediatike, institucionet e arsimit dhe trajnimit për formimin dhe rritjen profesionale të gazetarëve, shoqatat e pavarura te gazetarëve, entet rregullative dhe të monitorimit, për ruajtjen e etikës ne media. Ndonëse të karakterit jo-detyruesë, përdorimi i tyre si një instrument për përmirësimin e performances dhe zbatimi i tyre i përpiktë kërkon vëmendje te veçantë.
Qendra e Medieve te Grave Projekti “Prezantimi i Treguesve të Ndjeshëm Gjinor për Media në Kosovë” i WMC-së është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë .