arkiva

Johanna von Lenthe vullnetarja jonë për vitin 2013/2014

Tash e disa vite, Qendra Multimedia ka mirëpritur vullnetarë afatgjatë nga Gjermania. Edhe këtë vit ne jemi duke bashkëpunuar me “Friedenskreis Halle e.V.”, një organizatë gjermane e cila organizon projektin me vullnetarë si pjesë të programit “Ëeltëärts” .
Ky program që kryesisht financohet nga qeveria gjermane bënë të mundur që 3500 të rinjë të udhëtojnë si vullnetarë jashtë Gjermanisë për një periudhë prej 6 deri në 24 muaj me qëllim që të promovojnë shkëmbimin transkulturor.
Që nga shtatori I vitit 2013, Johanna von Lenthe nga Munichu është duke qëndruar në rolin e vullnetarës për të mbështetur aktivitetet që janë duke ndodhur në Qendrën Multimedia. Ajo do të qëndroj në Qendrën Multimedia për 12 muaj.
“Kur vendosa të shkoj në Prishtinë, nuk dija as cfarë të prisja. Nuk dija shumë për Kosovën, por doja të kontribuoja në baza vullnetare në fushën e teatrit, kështu që vendosa të jem në këtë pozitë. Asnjëherë nuk më ka shkuar në mend që do ta pëlqeja aq shumë këtë vend. Cdo gjë që është duke ndodhur këtu qoftë e natyrës sociale apo politike me jep shumë material për të bërë vepra interesante të lidhura me teatër dhe unë kam shansin të jem pjesë e tyre.”
Një nga detyrat e Johannes është drejtimi i grupit të sapoformuar amator të teatrit me të rinjë.
“Unë dua tu jap të rinjëve mundësinë që të shprehen dhe të jenë kreativ. Unë në të vërtetë jam e interesuar të dij se cilat cështje I nxisin ata, se për cfarë ata kanë dëshirë të bisedojnë.Një gjë e tillë do të ishte vecanarisht interesante nëse do t’ia arrij të targetoj grupe të ndryshme etnike si pjesë e grupit tim.”