arkiva

EURODRAM asambleja e përgjithshme në Prishtinë

Është kënaqësi e madhe të Ju njoftojmë se kuvendi i përgjithshëm i radhës i Eurodram do të mbahet në Prishtinë, nga 13 deri më 19 maj 2014, në kuadër të edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë polip në Prishtinë.
Eurodram është një rrjet evropian për dramat në përkthim, e themeluar dhe koordinuar nga Maison d’Europe et d’Orient në Paris, një anëtar bashkëpunues i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, dhe mbledh rreth 300 anëtarë nga e gjithë Evropa, Azia Qendrore dhe vendet e Mesdheut. Objektivi kryesor i këtij rrjeti është të promovoj dhe qarkulloj tekstet teatrale, në mënyrë multilaterale, tek profesionalistët por edhe tek audienca më e gjerë. Kjo punë gjithashtu është një mundësi e mirë për të zhvilluar shkëmbimet kulturore midis partnerëve tanë të ndryshëm. Përfaqësues nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Kaukazi Verior, Danimarka, Anglia, Franca, Gjeorgjia, Izraeli, Italia, Kurdistani, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Turqia dhe Ukraina priten të vijnë. Më shumë informata rreth EURODRAM mund të gjeni këtu: http://www.sildav.org/eurodram.