arkiva

Boytchev, Hudolin dhe Markoviq pёrfundojnё qёndrimin nё “Prishtina nuk ka lum”

Programi i rezidencёs “Prishtina nuk ka lum” ka vazhduar kёtё vit nga muaji prill ku nё rezidencё pёr njё muaj qwndroj poetja gjermane Nichola Richter. Mё pas, gjatё majit, rezidentё nё Prishtinё ishin tre autorё ballkanas. Hristo Boytchev nga Bullgaria, Jurij Hudolin nga Sllovenia dhe Tomisllav Markoviq nga Sёrbia.
Gjatё qёndrimit tё tyre nё rezidencё ata punuan nё veprat e tyre dhe morrёn pjesё nё edicionin e katёrt tё Festivalit Ndёrkombёtarё tё Letёrsisё – polip duke lexuar pjesё tё punimeve tё tyre.
Boytchev nё polip lexoj pjesё nga monodrama e tij “Phenomenon”, pёrderisa Markoviq u prezantua me “The final showdown” dhe Hudolin duke lexuar pjesё nga tregimi “STEPCHILD (Life on the Devil's Land 1987–1990)”.
Nga “Prishtina nuk ka lum”, ata u inspiruan pёr tё vazhduar projektet e tyre artistike ku si rezultat i qёndrimit njё mujorё nё Prishtinё Boris Boytchev pretendon tё sjellё romanin&filmin “Vendetta” ku si personazh do tё ketё njё tё ri nga Kosova.
Veprёn e tij “Vendetta” Boytchev e ka quajtur tragjedi qesharake ku si personazhё ёshtё njё djalosh 20 vjeqarё nga Kosova i cili ёshtё duke studiuar nё Britani tё Madhe por qё e thёrrasin tё kthehet nё fshatin e tij tё lindjes: ёshtё gjetur vrasёsi i vёllaut tё tij tё vrarё nё luftё dhe ai duhet tё shkoj nё Paris pёr ta vrarё atё. Vrasёsi ёshtё rus. Por ngjarja nuk pёrfundon me hakmarrje por nё njё mёnyrё kur tё dy personazhet ngarendin pas njё femre. Ngjarja zhvillohet disa vite pas pёrfundimit tё luftёs nё Kosovё.
Njejtё edhe Jurij Hudolin, kishte gjetur inspirimin nё Prishtinё. Ai ka filluar tё shkruaj librin e tij tё ri me poezi, tё cilin do ta titulloj “Zovem se Pudak”. Tё njёjtёn gjё po e bёnё edhe Tomisllav Markoviq.

Mё shumё pёr autorёt qё ishin pjesё e programit tё rezidencёs letrare “Prishtina nuk ka lum” mund tё gjeni kёtu:
http://pristinahasnoriver.wordpress.com/writers-artists-translators/

Programi i rezidencёs letrare “Prishtina nuk ka lum” do tё vazhdojё pёrsёri nga muaji shtator.