arkiva

Ervina Halili, Shpёtim Selmani dhe Arbёr Selmani janё tё pёrzgjedhurit pёr qёndrimin nё rezidencёn “pёr kafe te kojshitё”

Ervina Halili ёshtё shkrimtarja e parё nga Kosova qё po qёndron “pёr kafe te kojshitё” nё Beograd. Halili do tё qёndroj gjatё muajit qershor nё rezidencёn pёr poet, prozatorё shkrimtarё, gazetarё, eseist e kolumnist qё po mbahet nё kuadёr tё projektit kosovaro – serb “NEIGHBORS” (Fqinjёt) i cili është krijuar si rezultat i bashkëpunimit mes Shoqatës KROKODIL nga Beogradi dhe Qendrës Multimedia nga Prishtina.
Pas Ervina Halilit, nё korrik nё rezidencё nё Beograd do tё qёndroj shkrimtari dhe aktori Shpёtim Selmani ndёrkaq nё gusht gazetari Arbёr Selmani.
Përveç qëndrimit në apartamentin e mobiluar në Beograd, projekti NEIGHBORS, shkrimtarit të përzgjedhur i siguron edhe mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe një bursë mujore në vlerë prej 800 eurove.
Qёllimi i projektit NEIGHBORS është të kontribuoj në krijimin e miqësive të reja dhe bashkëpunimeve në mes aktorëve relevant të skenave kulturore, apo më konkretisht të skenave letrare në Serbi dhe Kosovë. Me pjesëmarrje aktive në aktivitetet e lidhura me projektin në fjalë (festivale, tandemët letrarë, tribuna, paraqitja mediave, diskutime publike etj.) autorët e përzgjedhur do të kenë mundësi që kohën e kaluar në Beograd ta shfrytëzojnë edhe për njohje me jetën kulturore të qytetit, por përveç kësaj do të kenë prezantime si në Beograd ashtu edhe në qytete tjera të Serbisë.
Ndryshe, Ervina Halili ka lindur nё vitin 1986 nё Gjilan. Ka studiuar pёr Gjuhё dhe Letёrsi Shqipe nё Univerzitetin e Prishtinёs. Ka botuar librin e parё me poezi “ Trёndafili i Heshtjes” kur i kishte 17 vjet . Libri saj i dytё titullohet “Vinidra” i cili u publikua nё vitin 2008.
Ervina Halili gjatё qёndrimit nё rezidencёn “pёr kafe te kojshitё”, do tё marrё pjesё nё festivalin e letёrsisё qё organizohet nga shoqata KROKODIL.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.