arkiva

Qendra Multimedia boton edhe 2 libra tё ri

Botimeve tё Qendrёs Multimedia sё fundi u janё shtuar edhe dy libra tё tjera. Bёhet fjalё pёr librat e dy autorёve nga Beogradi qё sё fundi janё pёrkthyer nё gjuhёn shqipe dhe janё botuar nga Qendra Multimedia. Ёshtё libri me poezi i autorit Tomisllav Markoviq “Koha e vdekjes dhe e argёtimit” dhe romani i Sasha Iliq “Rёnia e Kolumbisё” .
Romani "Rënia e Kolumbisë" i pёrkthyer nё shqip nga Anton Berishaj është i pari i autorit serb Sasha Iliq i përkthyer në gjuhën shqip. Ёshtё roman i zhanrit triller ku flitet për ngjarjet si një seri vrasjesh në Beograd, policia që nuk mund ose nuk do të merret me to, ngarendja me makina në rrugicat e ngushta të Dorqollit, operatorët gjakatarë të televizionit kabllovik, në dukje banorë të rëndomtë të reparteve të braktisura të fabrikave...
Të gjitha këto ngjarje portretizohen përmes personazhëve si: Studentja, mjeshtri tatuazhit, gazetari, prifti, artisti, agjenti, profeti, nëpunësja e bankës etj. Ky roman nuk ёshtё vepra e vetme e Iliq-it. Disa nga veprat e tij janë: "Predosecanje gradjanskog rata" (Parandjenjat e luftës civile), romani "Berlinsko okno" (Dritarja e Berlinit) etj. Ai është edhe njëri nga themeluesit dhe redaktor i suplementit BETON.
Nё anёn tjetёr, libri me poezi i Tomisllav Markoviq I pёrkthyer nё shqip nga Fadil Bajraj nuk ёshtё krejt i panjohur pёr publikun kosovar, prishtinas nё veqanti. Disa nga poezitё e tij qё janё tё pёrfshira nё libёr, Markoviq i ka lexuar gjatё katёr edicioneve tё Festivalit Ndёrkombёtar tё Letёrsisё-polip. Tё pёrmbledhura nё librin “Koha e vdekjes dhe e argёtimit”, kёto poezi kanё “ngrit pluhur” nё Beograd. Pjesa mё e madhe e shypit nacionalist serb nisёn fushatёn e koduar “Rasti Toma Markoviq” ose fjalёpёrfjalshёm “Si thёrret poezia nё shkatёrrimin e cdo gjёje.
Ndryshe, “Koha e vdekjes dhe e argёtimit” pёrbёhet nga 4 kapituj poezish me emrat: Aksion Luftarak Artistik, Kmerёt e Kishёs Fluturojnё nё Qiell, Pёrpara nё tё Keqen, Mos ma Prekni Kosovёn dhe Outro. Ky botim ёshtё realizuar me pёrkrahjen nga projekti “Promovimi i Shoqёrisё Demokratike (DSP) – I financuar nga Zyra Zvicerane pёr Bashkёpunim nё Kosovё (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF)” . Te dy librat mund ti gjeni nё Qendrёn Multimedia nё Prishtinё.