arkiva

Gjashtё drama tё Nezirajt pёrkthehen nё anglisht

“Six Plays” ёshtё libёr me 6 drama tё autorit Jeton Neziraj tё cilat sё fundi janё botuar nё gjuhёn angleze.
Nё libёr janё tё pёrfshira dramat: komedia patriotike “One Flew Over the Kosovo Theatre” (Fluturimi mbi Teatrin e Kosovёs) e pёrkthyer nga shqipja nё anglisht nga Alexandra Channer, tragjikomedia “Yue Madeleine Yue” e pёrkthyer nga Ajkuna Hoppe, komedi e absurdit “The Demolition of the Eiffel Tower” (Shembja e Kullёs sё Ajfelit) e pёrkthyer nga Robert Elsie, Janice Mathie-Heck dhe Alexandra Channer , tragjikomedia “War in Times of Love” (Luftё nё Kohёn e Dashurisё) e pёrkthyer nga Fadil Bajraj , “Aeneas Wounded” (Enea I plagosur) pёrkthyer nga Blendi Kraja dhe “Liza is sleeping” (Liza po fle) e pёrkthyer nga Alexandra Channer.
Dramat nё kёtё libёr janё cilёsuar nga kritiku Wolfgang Kralicek si “pёrralla tё errёta nga Jeton Neziraj” e vetё autori si “burrё i mirё. Shfaqjet e tia duken tё jenё tё mira dhe tё padёmshme. Shpesh, pёrmes tyre tregohen pёrralla. Por jo, pёrrallat e Jeton Neziraj nuk janё tё pёrshtatshme tu lexohen fёmijёve para gjumit. Nё fakt dramat e tij nuk janё edhe aq sharmante sic duken. Pёrrallat janё shpesh brutale, por realiteti mund te jetё edhe mё I keq”, shkruan Kralicek pёr Nezirajn.
Pёrveq dramave, nё libёr janё tё pёrfshira edhe kritikat e shtypit kombёtar dhe ndёrkombёtare si dhe tё kritikёve te pavarur e tё mirёnjohur mbi shfaqjet e Nezirajt dhe fotografi tё shfaqjeve.
Ndryshe Jeton Neziraj, ёshtё dramaturg nga Kosova, ish drejtor artistik i Teatrit Kombёtar tё Kosovёs. Aktualisht, drejtor nё Qendrёn Multimedia nё Prishtinё, kompani e produksioneve kulturore.
Ai ka shkruar mbi 15 drama, tё cilat janё inskenuar nё Evropё e Amerikё.