arkiva

Një mbrëmje leximi me Josef Winkler

 

Mbrëmë (e hënë, 15 shtator), mysafir i radhës në Qendrën Multimedia ka qenë shkrimtari i njohur austriak Josef Winkler.  Para publikut prishtinas Winkler lexoi pjesë nga romanet e tija „Der Leibeigene“ dhe „Natura Morta“ si dhe, në fund, pati një bisedë me Jeton Nezirajn, moderatorin e mbrëmjes. Vec mysafirëve të ndryshëm, prezent në këtë mbrëmje ishte edhe e Ambasadori Austriak Johann Brieger, i cili poashtu pati një fjalë rasti. Ardhja e shkrimtarit Josef Winkler në Kosovë është mundësuar nga Ambasada Austriake në Kosovë dhe nga Bilioteka Austriake.

Josef Winkler është shkrimtar austriak i lindur në Kamering në vitin 1953. Ai gjatë fëmijërisë së tij jetoi në Karnten ku edhe vijoi shkollën pastaj ndërroi shkollë në Villach.Veprat e Josef Winkler janë të përkthyera në 16 gjuhë. Ai gjithashtu është fitues i disa çmimeve përfshirë këtu çmimet më prestigjioze në literaturën gjermane si  „Ingeborg Bachmann Preis“, „Grosser Osterreichischer Staatspreis fur Literatur“ dhe „Georg Bychner Preis“.Për veprën e tij "Natura Morta" ai mori çmimin Alfred Doblin në vitin 2001.