arkiva

Dritaret e përkthimit – Dita ndërkombëtare e përkthimit

Qendra Multimedia dhe Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës organizuan një ngjarje letrare e cila u mbajt në Qendrën Multimedia dje me datën 30 Shtator.
Agjenda e ngjarjes përfshiu promovimin e librit „Tri drama“ të dramaturgut kosovar, Arian Krasniqi, si dhe shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, ku shkrimtarë e përkthyes lexuan dhe diskutuan për përkthimet dhe sfidat e përkthimit letrar.
Ky aktivitet ishte pjesë e bashkëpunimit të shoqatave letrare në rajon, si “Udruga Kurs“ nga Spliti, „Krokodil“ nga Beogradi, „PEN Qendra“ nga Sarajeva, „Goten Publishing“ nga Shkupi, „Poeteka“ nga Tirana dhe „Qendra Multimedia“ nga Prishtina.
„Dritaret e përkthimit“ organizohet me mbështetjen e rrjetit të përkthimeve letrare „TRADUKI“.