arkiva

Rezidenca letrare "Prishtina nuk ka lum" - Shtator dhe Tetor

Rezidentja e muajit Shtator për programin “Prishtina nuk ka lum” ishte Neda Radulovic nga Serbia e lindur më 1983. Neda pasi kreu gjimnazin filologjik u regjistrua në Fakultetin e Arteve, dega dramaturgji. Gjatë studimeve të saja ajo mori pjesë në shfaqje të ndryshme të studentëve dhe në vitin 2006 ajo punoi si asistente e dramaturgjisë në teatrin e dramës të ish Jugosllavisë, në shfaqjen “Sëmundja e familjes M” me regji të Lary Zappia. Ajo qëndroi në Prishtinë për një muaj dhe punoi në projektin e saj të quajtur “Një ndodhi në purgator”.
Ndërsa për muajin Tetor në këtë program është rezidenti Jovan Nikolaidis nga Ulqini. Ai ka lindur në vitin 1950 në Ulqin ku ka punuar në gazetën Oslobodjenje në Sarajevë prej vitit 1974 deri më 1990 dhe pastaj u kthy në vendlindjen e tij. Nga atëherë ai është vazhdimisht duke u përpjekur për të filluar dialogun kulturor ndërmjet Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës – Hercegovinës dhe Shqipërisë. Ai themeloi një organizatë multikulturore dhe hapi një shtëpi boutuese “Plima” e cila është iniciator I valës së re të letërsisë malazeze. Jovan Nikolaidis është një shkrimtar stili I të cilit është I vecantë. Në shkrimet e tij, Jovan Nikolaidis artikulon mjeshtërisht impulset dhe referencat për luftën bashkëkohore të malazezëve për pavarësinë e tyre. Ai do të qëndroj në Prishtinë gjatë muajit Tetor ku do të vazhdoj krijimin e tij dhe do të ketë mundësinë të njihet me kulturën e Kosovës.

 

pristinahasnoriver.wordpress.com/writers-artists-translators/