arkiva

Lexim dhe Diskutim me shkrimtarin nga Mali i Zi Jovan Nikolaidis

Mbrëmë (21.10.2014) në Qendrën Multimedia lexoi autori nga Mali i Zi, Jovan Nikolaidis, i cili ështe dhe njëkohësisht rezidenti i programit "Prishtina nuk ka lum" në Prishtinë. Nikolaidis lexoi dy poezi të tij në gjuhën shqipe dhe pastaj diskutoi për skenën letrare në Mal të Zi, për bashkëpunimin letrar shqiptaro-malazez, si dhe për cështje të tjera që lidhin/ndajnë skenat letrare shqipe e malazeze. Nikolaidis do të përfundojë së shpejti qëndrimin e tij në Prishtinë dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij ne Tiranë. Veprat e Nikolaidis janë: Velaskez, Valdinos 33, Letrat e Ulqinit, Faji malazez, etj. Jovan Nikolaidis poashtu ishte edhe themeluesi i revistës së parë në gjuhën shqipe të quajtur, Kronika.
Rezidenca për shkrimtar "Prishtina nuk ka lum" është e inicuar dhe themeluar nga Qendra Multimedia dhe e mbështetur nga TRADUKI.