arkiva

Bojan Krivokapic, artisti i radhës i rezidencës letrare “Prishtina nuk ka lum”

Artisti i muajit Nëntor i rezidencës letrare “Prishtina nuk ka lum” arriti mbrëmë në Prishtinë. Ai është Bojan Krivokapic nga Serbia. Bojan do të qëndroj në Prishtinë për një muaj dhe ndërkohë do të lexojë diqka nga veprat e tij në Qendrën Multimedia.

Bojan Krivokapic – Një activist I kulturës dhe shkrimtar. Ai e fitoi aktivizmin e tij dhe përvojën artistike në dhomën e Teatrit të muzikës „Ogledalo“ dhe në Festivalin ndërkombëtar të muzikës aktuale „Interzone“. U diplomua nga Universiteti i Novi Sadit, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Letërsisë krahasuese. Bojan gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të ketë mundësinë të njihet me kulturën kosovare dhe do të vazhdojë punën në projektet e tij.