arkiva

"In Paradise Artists Can Fly"

“In Paradise Artists Can Fly” është një performancë postdramatike muzikore me artistë nga Kosova e Italia. Kjo performancë do të shfaqet për 3 ditë rresht në qytete të ndryshme të Kosovës.
Në Ferizaj me datën 13 Nëntor, në Teatrin “Adriana” nga ora 19:00h.
Në Prishtinë me datën 14 Nëntor, në Teatrin “Dodona” nga ora 19:30h
Në Pejë me datën 15 Nëntor, në Teatrin e qytetit, nga ora 19:00h


“in paradise artists can fly” është tekst postdramatik i krijuar nga 4 skena performative e muzikore të cilat, brenda nocionit të “difraksionit”, krijojnë ndjesi, imazhe, tinguj, e fjalë…

Texti i shkruar i kësaj performance, krijon një kontekts të ri kur ndeshet me ritmet muzikore, me vokalin e sopranos, gjestet e elementet e tjera performative e muzikore. Në të vërtetë, ky ‘kontekst i ri” performativ është eksperimenues dhe rezulltati final është fryt i një procesi hulumtimi dhe harmonizimi të krejt arsenalit krijues që posedojmë; fjalëve, instrumenteve muzikore, trupave të muzicientëve/performuesve, zërit, hapsirës, imazheve e elementeve të tjera.

Duke shkëputur fjalët nga dy përvoja dhe nga dy rrethana të ndryshme, texti synon të bëhet si një shenjë që pasqyron dallimet mes një bote “në lindje”, dhe një bote “në plakje”. Cka lindë dhe cka plaket në Prishtinë e në Milano, dy qytetet që do të jenë dy pistat tona të hulumtimit dhe eksplorimit? Ngjyrat e fasadave, shprehitë njerëzore, monumentet, parqet, tymi, lëvizjet e njerëzve, pejsazhet, kokat e qenve endacak, ecjet, legjendat, zhurmat, vrapimet, klithmat dhe shumëcka tjetër janë ndryshe në Prishtinë e ndryshe në Milano. Cka lindë dhe cka plaket në Prishtinë e në Milano?

4 skena të këtij teksti postdramatik përmbledhin përvoja të drejtpërdrejta; paradoksale, komike, irracionale apo cfardo qofshin ato. Por para së gjithash, janë skena argëtuese…


Koncepti dhe kompozimi: Gabriele Marangoni
Teskti: Jeton Neziraj
Intervenimet kritike: Anna Maria Monteverdi

Prodhuar nga:
Qendra Multimedia, Prishtinë

Dirigjent: Dario Garegnani
Soprano: Federica Napoletani
Violë: Susanna Tognella
Harmonikë: Ylenia Volpe
Perkusione: Komugi Matsukawa

Toni dhe ndriçimi: Dargo Raimondi
Koordinatore për Kosovë: Lendita Idrizi
Bashkëpunëtor teknik: Denis Berisha