arkiva

S'KA PROBLEM KEIN PROBLEM

 

“A shkruan tekste? A ke dëshirë që të shkruash një tekst për teatër? Ndoshta mbi një temë për të cilën ëndërron shqip? Apo mbi një temë për të cilën mendon gjermanisht? Apo anasjelltas? Këtu ke mundësinë, që me ndihmën e dy autorëve të teatrit, të hedhësh në letër mendimet tua dhe së fundi bile edhe t’i prezentosh në skenë!” Kjo është thirrja me të cilën teatri Schlachthaus nga Berni i Zvicrrës iu është drejtuar të rinjëve shqiptar në Bern, si ftesë për pjesmarrje në punëtorinë e shkrimit e cila do të drejtohet nga autorja nga Berni Ariane von Graffenried dhe autori nga Kosovo Jeton Neziraj.

 

5 deri 10 të rinj të moshës 14 deri 18 vjeç, të cilët, në rastin ideal flasin shqip, gjermanishten zvicerane dhe gjermanisht kan mundësi të jenë pjesë e këtij projekti. Njohuri te tjera të veçanta nuk nevojiten.

Nga kjo punëtori duhet të rezultoj një material me tekste për një shfaqje teatrore të Klubit të të Rinjve të teatrit Schlachthaus në Bern në shkëmbim me Klubin e të Rinjve të Qendrës Multimedia nga Prishtina (Shfaqja në vitin 2016 në Bernë dhe Prishtinë). Pjesëmarrësit/et e Punëtorisë së Shkrimit kanë mundësinë, nëse duan, edhe të luajnë një rol në shfaqjen teatrore që do të pasoj (provat e rregullta prej vjeshtës 2015)

Punëtoria fillon të martën, 07.4. deri të premten 10.4.2015
(1. javë të pushimeve shkollore në Bern), gjithmonë pasdite prej orës 13.00 deri në ora 17.30 në skenën e provave të Teatrit Schlachthaus në Shtyllat e Urës Monbijou.

Të interesuarit duhet të lajmërohen deri më 15 shkurt 2015 në: kontakt@schlachthaus.ch

Informacionet shtesë në Schlachthaus Theater: 031 312 96 47