arkiva

"Yue Madeleine Yue" rishfaqet ne Mars 2015

"Yue Madeleine Yue" do te rishfaqet në Mars, në 3 qytete të Kosovës, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan. Për ata që nuk e kanë parë, e keni mundësinë tash.

Me 3 mars ne Peje ne oren 19:00h

Me 4 mars ne Ferizaj ne oren 19:00h

Me 5 mars ne Gjilan ne oren 19:00h

 

PER SHFAQJEN

Në fokusin qendror të kësaj tragjikomedie është një familje rome, e cila është dëbuar me forcë nga Gjermania për në Kosovë. Të gjetur në një realitet të ri, kjo familje do të duhet të përballojë sfidat e shtetit të sapo formuar. Një vajzë rome, Madeleine, një ditë bie në një vrimë të hapur nga një kompani ndërtimi. Përderisa vajza në komë, lufton për jetën e saj, babai i saj, duke luftuar për drejtësinë përballet me oficerë burokratik, biznismena, policinë, dhe puntorë të ambasadave. Kjo është një dramë politike për gjendjen kaotike të pasluftës në Kosovë por para se gjithash është një dramë për romët e pa dëshiruar në Evropë. Larg nga stereotipet e zakonshme për romët, „Yue Madeleine Yue“ është një dramë inteligjente që shqyrton në mënyrë të shkëlqyeshme procesin emocional që mijëra romë në Evropë e pësojnë, kapitulimin e proceseve të dhunshme të riatdhesimit.

Nga: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Aktoret: Anisa Ismaili, Adrian Morina, Kujtim Pacaku, Bajram Kinolli, Fitore Broqi, Fisnik Sykaj
Muzika: Gabriele Marangoni, Susanna Tognella
Skena dhe Ndricimi: Nico de Rooij
Toni dhe koompozimi: Gabriele Marangoni
Koreografia: Gjergj Prevazi
Kostumet: Dorothy Barnes
Prodhuar nga: Qendra Multimedia
Video: Yll Citaku /// Ass. e kostumeve: Amber Givens /// Photo: Armin Bardel /// Menaxhere e skenes: Adelina Berisha /// Teknik I ndricimit: Skender Latifi /// Perkthimi: Andrea Grill (German), Ajkuna Hoppe (English), Shkelzen Maliqi (Serbian) /// Dizajni: Agon Ceta /// Prodhuar nga: Qendra Multimedia, Prishtina /// Kohezgjatja: 60’ min /// Gjuha: Albanian, Roma and German /// Titrat Ekzistues: German, English, Turkish and Serbian/Croatian/Bosnian