arkiva

“Romeo dhe Xhulieta” kosovaro-serbe premierë në Beograd

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që premiera e shfaqjes „Romeo dhe Xhulieta“, nga W. Shakespeare, me regji nga Predrag Miki Manojloviq , prodhuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe Radionica Integracija (Beograd), do ta ketë premierën botërore me 5 Prill 2015, në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Ky produksion është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Unionit Evropian, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, Fondacioni për Shoqëri të hapur në Beograd, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Austrian Development Cooperation, The Balkan Trust for Democracy dhe Erste Bank.
Ky është aktiviteti i parë publik që është mbështetur nga qeveritë e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Performancat e radhës të kësaj shfaqjeje do të jenë me 8 dhe 9 Prill në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Premiera në Kosovë do të jetë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Maj, 2015.
Regjia: Predrag Miki Manojloviq
Luajnë:
— Mensur Safciu
— Nikola Rakoceviq
— Armend Ismajli
— Nebojša Glogovac
— Alban Ukaj
— Goran Jevtiq
— Armend Baloku
— Faris Berisha
— Uliks Fehmiju
— Edona Reshitaj
— Nataša Tapuskoviq
— Milica Janevski
— Anita Maciq
— Arta Selimi
Skenografia: Branko Hojnik
Kostumet: Zora Mojsiloviq
Koreografia: Sonja Vukiceviq
Kompozimi: Vladimir Pejkoviq
Dramaturg: Olga Dimitrijeviq
Prodhuar nga: Qendra Multimedia dhe Radionica Integracije
Producent: Milica Miliq
Bashkproducent: Jeton Neziraj