arkiva

LUFTA NË KOHËN E DASHURISË në Teatrin Kombëtar të Kosovës

 

Shfaqja më e re e Qendrës Multimedia “Lufta në Kohën e dashurisë” do të ketë premierën botërore me 5 maj (2015) nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqja e radhës do të jetë me datë 6 maj. Për rezervim të biletave na kontaktoni në:

info@qendra.org

ose 038 555 799

 

Autor: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu, Molikë Maxhuni.
Koreografia: Adrienne Hart
Muzika: Gabriele Marangoni
Skenografia e kostumet: Igor Vasiljev, Isidora Spasic
Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë / www.qendra.org
Menaxhere skene: Lendita Idrizi
Ass. e produksionit: Elisabeth Wiegner
Udhëheqës teknik: Denis Berisha


Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar.

28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Sado që gjithcka mund t’u tingëllojë ‘hot’, ju bëjmë me dije se, asnjëra nga aktoret nuk zhveshet nudo në skenë. Jeni të dëshpëruar? Epo, ta hajë dreqi, në çdo të dytën shfaqje në Evropë sot sheh nga një aktor apo aktore tek zhvishet në skenë. Por jo, jo në këtë shfaqje. Më së shumti çka do të shihni janë këllëqet e këmbëve, shuplakat e duarve, qafat dhe fytyrat e qeshura të këtyre katër aktoreve të mrekullueshme, kaq. E, të mos harrojmë. Në shfaqje ka edhe një aktor mashkull (por mos u shqetësoni, nuk është aspak i dhunshëm).

Regjisorja e re nga Kosova, Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinjë të shkathët rrëfejnë, pa pardon, histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie (e ç’lidhje ka që këto histori janë shkruar nga një autor mashkull!!).

 

***
“Këto katër gra bëjnë depilim dhe forma të tjera të torturës kozmetike derisa llafosin rreth dashurisë në jetët e tyre. Metafora e sallonit të bukurisë, shtesë e kësaj bote të shtirjes, ku zbukurimi shpeshherë ka të bëjë me fshehjen - ndaj vetes dhe tjetrit – përdoret për ta bërë këtë të botë post-luftës të mundshme dhe të jetueshme. Dhe prapa një titulli mjaft provokativ - gjë që përmban në vete njëlloj oksimoroni (kundërshtie) – që shndërron, thënë kushtimisht, përbërësit e një kokteji eksplodues, në fjalë të tjera drama reflekton me humor dhe me imagjinatë shkëputjen e ish-Jugosllavisë.. (Gilles Boulan, Le Billet des Auteurs de Théâtre, Paris)

***
“Kjo që Zonjën Plakë nuk ka kush ta dëgjojë i gjason papërballueshëm atyre vargjeve të Martin Niemöller-it (Nimler), në kohën e konsolidimit të nacional-socializmit në Gjermani, me të cilat ai tregon se si nazistët së pari i morën qifutët, pastaj komunistët, pastaj sindikalistët, dhe ai nuk i kundërshtoj sepse nuk ishte as qifut, as komunist e as sindikalist; por, kur nazistët erdhën ta marrin edhe atë, s'kishte më kush ta dëgjojë e as të reagojë. A nuk ishte kështu? Në muret e dhomave dhe zyreve tona, që nga vitet nëntëdhjeta, këtë poezi të Nimlerit ne e mbanin si përkujtim për fatkeqësitë që do të mund të ndodhnin, dhe pastaj ato, mynxyrat, fatkeqësia, lufta, dhuna, të gjitha këto ndodhën, të gjitha këto i kaluam, dhe sot jemi këtu, dhe prapë, në kontekstin e rrethanave dhe ndodhive të sotme, po i citojmë vargjet e kësaj poezie. […]Tani që «ka ndodhur paqja», gjithkund përreth nesh shohim salonet e zbukurimeve në të cilat zhvillohen bisedat për thonjtë dhe frizurat, dhe ku «prodhohen» «bukuroshet e natës», që pastaj i zbardh mëngjesi. Në të gjitha qytetet tona prodhimi më masiv është ai i zbukurimeve, dhe kjo si pasojë e mbizotërimit të tregtisë ndaj prodhimit. Në qytetet tona i huaji sheh progresin dhe demokracinë vetëm në bazë të butikëve të shumtë që janë hapur, e ku shiten mallrat e markave botërore, në gjuhën angleze, e ku ka gabime në shkrim, por sheh edhe kuzhinën e mirë, restorantet, kafiteritë, argëtimin... [Borka Pavićevič, theater critic, Belgrade]

***
“Katër gra jan mbyllur në një spital psikiatrik, të cilin imagjinata e tyre e përbashkët e ka transformuar në institut të bukurisë dhe ku fjalët e dashurisë i dominojnë ato të luftës, pa i fshehur plotësisht gjurmët. Rëndësinë thelebësore autori ia ka dhënë personazhit të një zonje të moshuar, e cila e ka të vështirë ta rrëfejë historinë e saj (për shkak se ndoshta është aq e pabesueshme). Zonja Plakë rregullon jetën e përbashkët të këtyre grave në këtë institut imagjinar të bukurisë. Kjo sygjeron vështirësinë e krijimit të një memorie për ngjarjet e këqija të cilat shkojnë përtejt fjalëve dhe për imagjinatën që bëhet shpëtimtarja e domosdoshme.” (David Larre, Au Poulailler, Paris)