arkiva

Premiera kosovare e shfaqjes “Romeo e Xhulieta”

Kemi kënaqësinë t’ju vnojmë në dijeni që premiera e shfaqjes së përbashkët sërbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga Uilliam Shekspiri, në regji të Predrag Miki Manojlviqit, prodhuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe Radionica Integracija (Beograd), do të ket premierën kosovare me datë 15 maj, 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqjet e radhës do të jepen me datë 16 maj (në dy termine; nga ora 17:00 dhe 21:00) dhe me date 17 (nga ora 20:00). Ju informojmë se premiera me datë 15 maj është vetëm me ftesa dhe e mbyllur për publikun e gjerë.

Për shfaqjet e radhës me datë 16 dhe 17, të interesuarit duhet që urgjentisht t’i rezervojnë biletat në info@qendra.org ose me telefon: 038555799. Apo, biletat mund t’i blejnë drejtpërdrejtë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Numri i publikut që mund të shoh shfaqjen është i limituar, prandaj ju sygjerojmë që biletat t’i blini sa më parë.

Shfaqja është mbëshetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Unioni Europian, Ambasada Amerikane në Kosovë, Ambasada Amerikane në Beograd, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur në Prishtinë (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Austrian Development Cooperation, The Balkan Trust for Democracy dhe Fondacioni Erste.

Ky është aktiviteti i parë publik që është mbëshetur nga dy Qeveritë, ajo e Serbisë dhe e Kosovës.

Regjia: Predrag Miki Manojloviq. Luajn: — Mensur Safçiu— Nikola Rakoceviq— Armend Ismajli— Nebojsa Glogovac— Alban Ukaj— Goran Jevtiq— Armend Baloku— Faris Berisha— Uliks Fehmiu— Edona Reshitaj — Natasa Tapuskoviq— Milica Janevski — Anita Manciq— Arta Selimi.
Skenogra: Branko Hojnik. Kostumografe: Zora Mojsiloviq. Koreografe: Sonja Vukiceviq. Kompozitor: Vladimir Pejkoviq. Dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Prodhuar nga: Radionica Integracije (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)

Producent ekzekutiv: Milica Miliq
Bashkproducent: Jeton Neziraj

 

Foto nga: Maja Medic