arkiva

POLIP 2015 - HAJDE T'FLASIM PER LIRINE!

22 - 24 Maj 

Hapja: e premte, 22 Maj ne ora 19:30

 

Letërsia pas Charlie Hedbo
Fillimi i vitit 2015 u shenjua nga akti terrorist në Paris. Ky sulm terrorist në zyrat redaktuese të magazinës satirike parisiane Charlie Hedbo, shenjoi një epokë të re të jostabilitetit dhe kërcënimit të lirisë sonë, dhe mbi të gjitha të mendimit kritik, satirës dhe humorit. Dymbëdhjetë njerëz u vranë në këtë sulm. Më pas, pasoi një valë e mbështetjes për magazinën satirike, por edhe një thirrje, kryesisht nga qarqet e klerikëve si dhe nga krahu i djathë politik. Pas sulmit, Edicioni i ri Charlie Hedbo, pati qarkullim të tre milion kopjeve (diçka e padëgjuar deri tash), të cilat u përkthyen në disa gjuhë të Evropës. Për shkak të krejt kësaj, ngriten pytjet - nëse Evropa ka kuptuar rëndësinë e kritikës ndaj demokracisë liberale? Nëse letërsia ka arritur një vetëdije për domosdoshmërisë e luftës së vazhdueshme për lirinë? A është zbrapsur terrorizmi? Pas sulmit, nëpër tërë Evropën u organizuan debate për kufizimin e lirisë. Në një prej këtyre takimeve, që u organizua në Kruttonden café në Kopenhagë, u shkrepën 200 plumba. Shenjestër ishte organizatori i këtij takimi, animatori danez Lars Vilks. Kjo situatë nuk është e re dhe na kthen prapa në fillesat e civilizimit evropian, në poetikën antike. Në veprën Republika Platoni ka folur për armiqësinë që i bëhet letërsisë e cila arrinë të zvoglojë pikëpamjet tona për botën, organizimin e shtetit dhe reprezantimin e Zotrave. Shumë shekuj më vonë, Umberto Eco e bazoi novelën e tij kult Në emër të trëndafilit, për fatin fiksional të pjesës së dytë të humbur të Poetika të Aristotelit, e cila për befasi, merrej me çështjen e komedisë. Letërsia që qarkullon sot në mes të Kosovës dhe Serbisë është ende nëntoksore (underground), sikurse e tërë letërsia e mirëfilltë në botë. Çka do të thotë të shkruash pavarsisht jo-tolerancës dhe mureve të keqkuptimeve të cilat po vazhdojnë ende ne Evropë? Nuk ka botë tjetër, përveç kësaj të cilën ne e bëjmë me pjesmarrjen tonë. Letërsia është pjesë përbërëse e saj dhe liria është zemra e ekzistencës së saj. Pas sulmit në Charlie Hedbo dikush tha se në Evropë tani na duhet e qeshura më shumë se kurrë. Na duhet poashtu liria e letërsisë që Festivali Ndërkombtar i Letërsisë polip e promovon, më shumë se kurrë. Hajde t’flasim për Lirinë.  

 

polipfestival.wordpress.com/program/