arkiva

Teatri për fëmijë dhe të rinj në Gjermani

Ftesë

 

Qendra Multimedia ka kënaqësinë t’ju ftojë në një diskutim mbi Teatrin për fëmijë dhe të rinj në Gjermani; si funksionon, kush e financon, si është e organizuar, si është i definuar repertori etj.
Panelistët do të jenë dramaturgu Stefan Schletter dhe pedagogja e teatrit Katrin Singer nga Teatri për të rinj në Heilbronn.
Diskutimi do të zhvillohet me datën 25 qershor nga ora 12:00, në Qendrën Multimedia. Ky diskutim është pjesë e një projekti më të madh të Qendrës Multimedia dhe Teatrit të të rinjëve në Heilbronn në Gjermani, i mbështetur nga Goethe Institute.