arkiva

Përkthyesi transparent

Qendra Multimedia dhe TRADUKI organizojnë:
Përkthyesi transparent
Me datë 30 shtator, nga ora 18:00, në Qendrën Multimedia, do të shënohet Dita botërore e Përkthyesve, e njohur edhe si Dita e Hieronymus-it.
Përkthyesi i njohur Fadil Bajraj është ftuar të jetë pjesë e këtij shënimi, përmes punëtorisë“Përkthyesi transparent”. Moderator i mbrëmjes do të jetë përkthyesi dhe studiuesi i letërsisë Anton Berishaj.
Cka është përkthyesi transparent?
Përkthyesi transparent e lejon publikun të shoh përtejt ‘krahëve’ të tij/saj. Përkthyesi I bënë mendimet e tija gjatë përkthimit transarente, kurse vendimet për zgjedhjet të debatueshme. Audienca e sheh tekstin original dhe poashtu krejt cka ndodhë në ekranin e kompjuterit të përkthyesit: cka është duke shkruar, cka kërkon në ‘google’, si e përdorë fjalorin, enciklopedinë etj.
Përkthyesi i shfaqë poashtu teknikat e tija: nëse ka disa sinonime të mundshme, a I shkruan ai të gjitha dhe pastaj vendosë më vonë se cilën fjalë ta përdorë? A vendosë pikëpyetje në ndonjë pjesë, a le dicka të papërkthyer për më vonë? Etj.
Përkthyesi gjithashtu komenton se cka është duke bërë dhe me cilat problem është duke u ballafaquar.
Publiku mund të bëj pyetje, të jap sygjerime ose t’I refuzoj disa zgjidhje të përkthyesit. Në këtë mënyrë, një public jo-ekspert, që nuk mendon për përkthimin cdo ditë, e bënë ngjarjen më të gjallë dhe më argëtuese.
Kjo ngjarje organizohet nga Qendra Multimedia dhe TRADUKI.