arkiva

LETËRSIA E KOSOVËS NË GJERMANI

Qendra Multimedia organizon takim dhe diskutim me përkthyesen e njohur nga Gjermania, Zuzana Finger. Në prezentimin e saj ajo do të flas për përvojën e saj si përkthyese si dhe për letërsinë nga Kosova të përkthyer e botuar në Gjermani.

Data: 25 nëntor
Ora: 17:00
Vendi: Qendra Multimedia

Zuzana Finger ka lindur më 1959 në Sala, ish Çekosllovaki. Ajo ka studiuar gjuhët sllave dhe Ballkanologjinë në Universitetin e Berlinit dhe për doktoraturë ka pasur temën “Komunikimi i komunitetit Sllovako-Hungarez”. Që nga viti 2010 ajo është kuratore e historisë dhe trashëgimisë së Sudetëve gjerman. Në vitet 2013, 2014 dhe 2015 ajo ka qenë lektore e Albanologjisë në LMU në Munih. Ajo përkthen në gjermanisht nga gjuhët: shqipe, serbishte, slovakishte dhe çekishte. Ndër autorët shqiptar që ka përkthyer në gjermanisht jan: Eqrem Basha, Arben Idrizi, Jeton Neziraj, Doruntina Basha, Halil Matoshi, Ervina Halili, Shpetim Selmani, Ballsor Hoxha etj.
Zuzana Finger është duke qndruar në Prishtinë, si pjesë e programit ëriter-in-residence “Prishtina nuk ka lum” që organizohet nga Qendra Multimedia, ndërsa mbështetet nga TRADUKI dhe nga Goethe Institute.