arkiva

Gjashtë shkrimtarë në “Prishtina nuk ka lum” 2016

Qendra Multimedia, në bashkëpunim me TRADUK-in dhe Institutin Goethe, kanë përzgjedhur gjashtë shkrimtarë për rezidencën letrare të Qendrës Multimedia “Prishtina nuk ka lum” 2016.
Shkrimtarët e përzgjedhur janë: Bogdan Stanescu nga Rumania, Sabina Veizaj nga Shqipëria, Georgi Grozdev nga Bullgaria, Belfiore Qose nga Shqipëria, Katharina Bendixen nga Gjermania dhe Tanja Sljivar nga Bosna dhe Hercegovina.
Shkrimtarët e përzgjedhur do të qëndrojnë secili nga një muaj në Prishtine dhe ata përpos bursave financiare që përfitojnë, kane dhe rastin t’I prezentojnë krijimet e tyre për publikun Prishtinas.
Shkrimtarja e pare në “Prishtina nuk ka lum” do të jetë Sabina Veizaj. Ajo do të qëndroj në Prishtinë në muajin maj, për t’ia lëshuar pastaj rezidencën në qershor autorit rumun Bogdan Stanescu.
“Prishtina nuk ka lum” mbështetet financiarisht nga TRADUKI dhe Instituti Goethe, kurse realizohet nga Qendra Multimedia.