arkiva

Rezidenca Letrare “Prishtina nuk ka lum” mirëpret Sabinën

Rezidentja e parë për këtë vit posa arriti në Prishtinë, shkroi dy poezi. Sic duket, ambienti në Prishtinë është inspirues për të! Qendra Multimedia ka kënaqësinë ta mirëpres Sabina Veizajn, autoren e re, në programin tonë të rezidencës letrare “Prishtina nuk ka lum”. Veizaj do të qendroj në Prishtinë në muajin Maj ku do të krijoj kontakte dhe do të gjej inspirimin për të shkruar. Ajo mbaroi studimet e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitin 2001-2005, dhe pastaj magjistroi në Shkencat Politike. Veizaj ka përvojë në sferën mediatike dhe aktualisht punon si gazetare e ekonomisë në Top channel/Top Shoë.
Tash, Veizaj është duke e zhvilluar karrierën e saj në poezi. Ajo publikoi librin e saj të parë të poezisë në Durrës, në vitin 2014 “Myshku I Muzgut”. Gjëja që I karakterizon poezitë e Veizaj është ndjenja e saj për të tashmen dhe përshkrimi I marrëdhënieve të njerëzve në një mënyrë shoqërore dhe shokuese.
Veizaj do t’I lexoj poezitë e saj të Dielen, me datën 15 maj, nga ora 20:00h, në kuadër të Festivalit polip. Për më shumë informata rreth festivalit polip, shihni linkun më poshtë!
https://polipfestival.wordpress.com/program/
Mirësevjen në Prishtinë, Sabina!