arkiva

"Romeo dhe Xhulieta" shfaqet ne Tirane

Kemi kënaqësinë t’ju vnojmë në dijeni që shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga Uilliam Shekspiri, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, me datë 7 dhe 8 qershor, nga ora 20:00.
Në shfaqje luajn aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Nikola Rakoceviq, Nebojsa Glogovac, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Edona Reshitaj, Natasa Tapuskoviq, Arta Selimi e Miki Manojlloviq.
Me datë 7, në ora 11:00, në hapësirat e Teatrit Kombëtar, do të mbahet një konferencë për Media. Prezent do të jenë, pos regjisorit Manojloviq, edhe aktorët: Uliks Fehmiu, Anita Mançiq, Mensur Safqiu, Tristan Halilaj e Milica Janevski.
Me datë 8 qershor, nga ora 12:00, në Center for Openness and Dialog (COD) do të shfaqet filmi dokumentar mbi realizimin e “Rome dhe Xhulietës” si dhe do të diskutohet mbi filmin dhe mbi projektin e shfaqjes.
Skenograf i shfaqjes është: Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviq, dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent ekzekutiv: Milica Miliq, bashkproducent: Jeton Neziraj.
Prezentimi i kësaj shfaqjeje në Tiranë është mundësuar nga: Regional Cooperation Council- Sarajevë, Ministria e Kulturës – Tiranë, Open Society Foundation – Tiranë, në bashkëpunim me: Teatrin Kombëtar - Tiranë, Center for Openness and Dialog (COD) – Tiranë, Integration Ëorkshop – Beograd dhe Qendra Multimedia – Prishtinë,
“Romeo e Xhulieta” ka pasur premierën në prill 2015, në Teatrin Kombëtar në Beograd, për t’u pasuar pastaj me premierën Kosovare, në maj 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza të tjera jan dhënë pastaj edhe në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.
Realizimi i kësaj shfaqjeje është mbëshetur nga Unioni Europian, Ambasada Amerikane në Kosovë, Ambasada Amerikane në Beograd, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur në Prishtinë (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Austrian Development Cooperation (Prishtinë), The Balkan Trust for Democracy dhe Fondacioni Erste.

 

Fjala e regjisorit Manojlloviq për shfaqjen:
“Kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale. Fjalët kyqe të saj janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe mure. Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe me tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejtë dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave. Shfaqja Romeo dhe Zhuljeta është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovar dhe serb është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjërë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjjes së individëve”.

Rreth produksioneve:

Që nga themelimi i vet më 2008 e deri më sot Radionica Integracije (Punëtoria e Integrimit) me veprimtarinë e saj të pandërprerë shkëlqen fuqishëm me programe inkluzive, me punën e artistëve të jashtëzakonshëm për persona me invaliditet, së bashku me vetë personat me invaliditet. Kjo punë e palodhshme e ka definuar Punëtorinë e Integrimit si qendër unike kulturore të Beogradit. Punëtoria me veprimtarinë e vet në Serbi e në regjion ka fituar reputacion të cilin e gëzojnë të gjihë ata që e kanë themeluar atë, të cilët kanë punuar në të dhe të cilët edhe sot e kësaj dite krijojnë. Integrimi i grupeve dhe i individëve të margjinalizuar nëpërmjet artit është nevojë e jona e cila u shndërrua në kënaqësi të shkëmbimit me të gjithë ata që vijnë në Punëtori dhe krijojnë në të. Me veprimtarinë e saj të shumëfishtë me mbi 400 takime pune, punëtori, ligjërata, koncerte, shfaqje për gjithë të interesuarit, Punëtoria e Integrimit ka prodhuar edhe pesë shfaqje teatrore, të cilat me realizimin e thelbit të atyre veprimtarive kanë qenë të veçanta secila veç e veç. “Korridorët e verdhë, ngjyrë vjollce të kaltër”, me regji të Sonja Vukiqeviqit, ”Duke pritur Godonë”, me regji të Nebojsha Dugaliqit, “Bunari”, me regji të Egon Savin, “Derisa vdekja të na ndajë”, me regji të Miki Manojloviqit dhe “Romeo dhe Xhulieta”, me regji të Miki Manojloviqit. Duke vepruar pa paragjykime, Punëtoria e Integrimit në kushtet e reja të punës padyshim do të bëhet edhe njëri nga simbolet e përhershme të Beogradit.
Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002, në Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Fokusi kryesor i sajë qëndron në dramatrugjinë dhe teatrin bashkëkohor. Shkëmbimet artistike me partnerë ndërkombëtarë janë një element kyç në punën e Qendrës Multimedia. Qendra është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë të cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale. Qendra krijon shfaqje teatrore inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve kulturor e gjuhësorë, dhe mandej këto shfaqje i prezenton para publikut të ndryshëm në Kosovë dhe jashtë sajë. Disa nga shfaqjet që ka prodhuar Qendra jan: “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, “Yue Madeleine Yue”, “Patriotic Hipermarket”, “Lufta në kohën e dashurisë”, “Shembja e Kullës së Ajfelit”, “Per Gynti nga Kosova”, “Romeo dhe Xhulieta” etj. Shfaqjet dhe produksionet e Qendrës deri më tani janë prezantuar në mbi 20 vende dhe janë shfaqur nëpër festivale të ndryshme anembanë Europës.