arkiva

Thirrje e hapur për muzikantë profesionistë

Qendra Multimedia është duke filluar projektin e ri teatror, për të cilin, ne jemi duke kërkuar dy muzikantë, të cilët duhet t’i bashkohen realizimit të shfaqjes në periudhën 15 Gusht – 30 Shtator 2016.
Të interesuarit duhet të jenë profesionistë dhe ekzekutues të ndonjërit prej instrumenteve të listuara më poshtë, të kenë aftësi për improvizim si dhe të kenë eksperiencë e njohuri për instrumentet bashkëkohore muzikore.
Thirrja u drejtohet këtyre instrumentistëve:
Kitarë elektrike;
Bateri;
Trumpetë;
Klarinet;
Saksofon;
Violinçel;
Trombon;
Flaut.
Një rreth i ngushtë i të interesuarve do të ftohen në takim me kompozitorin dhe regjisorin, me datë 14 Gusht.
Dy muzicientë do të pranohen dhe ata do të nënshkruajn kontratë bashkëpunimi me Qendrën Multimedia, për procesin e provave dhe për 15 shfaqjet e radhës të cilat jepen në Kosovë, regjion e në Europë.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në blerta@qendra.org