upcoming

JINX 103

Në kuadër të festivalit CULTURSCAPES 2013 BALKAN, Qendra Multimedia në bashkëpunim me Albania Dance Meeting prezenton performance “JINX 103” me 10.Tetor 2013. Ora dhe vendi i performancës do të lajmërohet ditët në vijim.

“JINX 103”

Kompania József Trefeli
http://www.jozseftrefeli.org/

koncepti, koreografia: József Trefeli & Gábor Varga
vallëzimi: József Trefeli & Gyula Cserepes
muzika: Frédérique Jarabo

József Trefeli dhe Gábor Varga krijuan një vallëzim performues për hapësirë publike, duke eksploruar së bashku ritmet dhe ritualet e jetës në një performance me energji të lartë magjepëse. Ky takim i dy vallëtarve, të bashkuar nga diaspora hungareze, njëri I lindur në Australi e tjetri në BRSS, i sjell krah për krahu gërmimi në trashigiminë e tyre të përbashkët. Ata vijnë së bashku në valle dhe ndajnë formën e artit edhe pse atë e kishin mësuar në anët e kundërta të globit.
Nëpërmjet leksikut të tyre të përbashkët të perkusionit vibrant të trupit, ku edhe ritmet më themelore janë jashtëzakonisht komplekse, me duartrokitje dhe shuplakave, duke klikuar dhe vulosur,ata krijojnë një valle energjike që të lë pa frymë me punë të këmbëve me shpejtësi të dritës, këmbë gjarpërues dhe gërshetuese, goditje të larta dhe kërcime kthyese.

Pse JINX 103? Në shumë gjuhë kur dy njerëz rastësisht thojnë të njejtën gjë në të njejtën kohë, atëherë është një fjalë që duhet thënë shpejt për të shmangur fatin e keq: francezët thonë “chips”, anglezët thonë “jinx” dhe hungarezët “103”.

Kompania József Trefeli është përkrahur për krijimin dhe për turnenë e JINX 103 nga:
DC Département de la Culture de la ville de Genève; DIP Département de l'Instruction Publique de l'état de Genève; Corodis; La Loterie Romande; Prohelvetia; RESO Switzerland & Fête de la Danse, Genève; Prohelvetia Johannesburg; Swiss Dance Days 2013; Aeroewaves 2013