upcoming

"The Smurfs 2" 3D, shfaqet në kinemanë ABC në kuadër të festivalit të fëmijëve "Play for all" që organizohet nga SOS Fshati i Fëmijëve dhe Qendra Multimedia

 16.09. |17.09.2013 "The Smurfs 2" 3D, do të shfaqet në kinemanë ABC në Prishtinë në kuadër të aktivitetit "Kinemaja Udhëtuese" që organizohet tash e disa vite nga Qendra Multimedia dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve si pjeseë e festivalit "Play for all".
Këtë vit ky aktivitet vecanërisht është përkrahur nga kinemaja e vetme në kryeqytet, kinemaja ABC, duke bërë të mundur që për 2 ditë rradhazi ekrani i madh i kinemasë të rezervohet enkas për rreth 400 fëmijë që vijnë nga zona të ndryshme të Kosovës e që në Prishtinë do të vijnë në mënyrë të organizuar.
Ky aktivitet do të shtrihet gjatë dy ditëve (16 dhe 17 shtatorë) ku duke filluar nga ora 10:00 për fëmijët që do të vijnë nga vendet si: Lipjani, Podujeva, Sllatina, Plementini, Obiliqi dhe Fushë Kosova, do të shfaqet filmi "The Smurfs 2" në versionin 3D.