qendra multimedia website is still in progress

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Anulohet pjesëmarrja në festivalin rumun e shfaqjes nga Kosova



Shfaqja e Qendrës Multimedia “Një shfaqje teatri me katër aktorë…”, e cila është dashur të jepet sot, me datë 21 maj në ora 17:00, në Teatrin Hungarez në Timisoara të Rumanisë, si pjesë e festivalit TESZT – Euroregional Theatre Festival Timișoara, është anuluar. Fatkeqësisht, një pjesë e ekipit të shfaqjes nuk ia doli që t’i sigurojë vizat për të udhëtuar në Rumani.

Këto dy muajt e fundit, unë dhe stafi i Qendrës Multimedia kemi qenë në një përpjekje shumëfrontëshe për të siguruar vizat për krejt ekipin, por përpjekjet tona janë ndeshur me burokracinë dhe trajtimin poshtërues të disa prej ambasadave Evropiane në Kosovë. Jam i shokuar nga fakti se mbas krejt këtyre prezantimeve ndërkombëtare (mbi 100 sosh) të shfaqjeve tona, regjimi i vizave schengen për artistët tanë është bërë më rigjid, më i egër dhe më jo-dashamirës. E provuar në lëkurën tonë, dhe jo vetëm këto dy muaj, por përgjatë krejt këtyre viteve të fundit, zona e Schengenit, për ne është shëndërruar në një zonë të “fashizmit të butë”, me të cilin burokracia rregullative evropiane e konvertuar në “viza Schengen” shtypë, keqtrajton dhe poshtëron.

Paradoksalisht, po para dhjetë ditësh, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë më ndau mirënjohjen “Evropiani i vitit”, për “promovimin e ideve dhe vlerave Evropiane”. Dhe ja, dhjetë ditë pas, mua dhe ekipit të shfaqjes na u pamundësua udhëtimi në Rumani.  Dhe prandaj, po pyes, nëse këto “vlera e ide Evropiane” përfshijnë edhe këtë çasje raciste e poshtëruese që disa prej ambsadave të shteteve të EU-së në Kosovë kanë ndaj neve kosovarëve? Sepse, atëherë më me dëshirë do të rrija pa këtë kurorë ‘evropiane’, atëherë më me dëshirë do të rrija artist që përpiqet dhe lufton kundër rregullave që shtypin të voglin, të pafuqishmin, të ndryshmin, artist që është kundër privilegjeve të disa qytetarë evropian në kurriz të disa të tjerëve ‘jo-evropian’.

Kjo është hera e dytë që një shfaqje e Qendrës Multimedia pamundësohet të jepet jashtë Kosovës. Para disa vitesh, autoritetet kineze patën anuluar vizat për ekipin kosovar, dhe pjesë marrja e trupës kosovare në festivalin Shanghai International Experimental Theatre Festival (SIETF) qe pamundësuar. Sot ndërsa është hera e dytë që na pamundësohet të japim shfaqjen tonë, sërish si rezultat i komplikimeve burokratike e politike me viza. Por përderisa herën e parë, komplikimet dhe anulimi i shfaqjes kishin njëfar kuptimi “logjik”, duke e pasur parasysh që Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pamundësinë e pjesëmarrjes tonë në një festival Evropian e shohim me shumë shqetësim. Evropa dhe zona e saj e schengen-it dhanë sot një shembull të vogël (por domethënës) se, kur janë në pyetje kosovarët, me Kinën i ndanë vetëm gjeografia.

 

Jeton Neziraj

Qendra Multimedia

Lajme