• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

“Audienca e Vaclav Havelit” shfaqet në Pejë



Të enjtën me 3 dhjetor nga ora 16:00, në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, jepet shfaqja “Audienca e Vaclav Havelit” me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit.

Me aktorët: Dukagjin Podrimaj dhe Shpëtim Selmani.

Muzika: Tomor Kuçi.

Skenografia dhe kostumet: Nicola Minssen

Në “Audienca e Vaclav Havelit”, një drejtor i një teatri vizitohet nga një hetues policie, i cili ka me vete një dosje hetimore të quajtur “dosja teatri”.  Por ky s’është një hetues dosido, por një asi tipi kurreshtar i cili para se të kërcejë nga një lëndë në tjetrën, studion, analizon, informohet dhe tek pastaj i nisë hetimet.

Hetuesi i “Audiencës së Vaclav Havelit”, e ka lexuar madje edhe “Sistemin” e Stanisllavskit, një libër ky i mbiquajtur edhe si Bibla e Kurani i teatrit. Por nejse, se ky nuk është thelbi i kësaj drame. E cili është thelbi, do të pyesni ju? Puna është se, drama nuk ka fare thelb.Por, a ka së paku konflikt, do të pyeste dikush? Paj, si të themi, si ta marrësh!

Në “Audienca e Vaclav Havelit”, shteti autoritar ka ngritur një system të çuditshëm byrokratik, një kullë Babiloni me letra e rregullore, ligje e amendamente, vendime, nene,  aneks-vendime e aneks-nene…  bash si një rrjetë e hekurt merimange,  që përdoret për të bërë shantazh, për të ngre kurthe, akuzuar e zhveshë prej pozite e dinjiteti njerëzor gjithë secilin që shteti të dojë, veçanërisht ata të padëgjueshmit dhe ata që refuzojnë t’i bashkëngjiten këtij sistemi.

Është e parëndësishme që ti nuk ke bërë ndonjë gabim, prapë se prapë do të gjendesh fajtor, sepse diku aty ekziston një nen, në njërin prej ligjeve a rregulloreve të pafundme, që dëshmon se ti ke qenë në ‘konflikt interesi’ me… se iu ke shmangur nenit b apo f të ligjit për… Ti dëshiron të mbrohesh, prandaj thirresh në një ligj tjetër, siç thirret në ligjin që e ‘garanton larine krijuese’, personazhi i “Audiencës së Vaclav Havelit”, por ncuk, krejt e kotë, sepse gjithmonë është edhe një ligj tjetër, dhe pastaj edhe një rregullore e madje edhe një nen kushtetute që dëshmon të kundërtën. Dhe prandaj edhe drejtori i “Audiencës së Vaclav Havelit” gjendet fajtor.

Kjo shfaqje në Pejë mbështetet nga the Olof Palme International Center dhe nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.

Lajme