• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

EURODRAM – Thirrje e hapur për drama shqipe – 2019/2020



Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2019-2020.

Për këtë sezonë, 2019- 20, komiteti shqiptar është i ngarkuar që të përzgjedhë drama nga autorët shqiptar, të shkruara në këto 5 vitet e fundit. Dramat, jo domosdoshmërisht duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më përpara. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it.

Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2019:

info@qendra.org

Propozimet duhet të përfshijnë dramëne plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhjet e tri dramava më të mira nuk nënkuptojnë ndonjë shpërblim me pagesë.

Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën e propozuar

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 30 dhjetor 2019.

Komiteti shqiptar i EURODRAM-it:

http://eurodram.org/komiteti-shqip-eurodram/

Për më shumë rreth EURODRAM:

http://eurodram.org

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaqërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)

Lajme