Qendra Multimedia shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Në kuadër të projektit Kultura për Ndryshim, Qendra Multimedia dhe Insituti Goethe organizojnë dy aktivitete, njërin në Prishtinë dhe tjetrin në Ferizaj.

Ferizaj, në bibliotekën komunale  “Sadik Tafarshiku” prej orës 13:00. Autorët që do të lexojnë:

Bardh Frangu, Besnik Jaha, Dije Demiri

 

Prishtinë, në Qendrën Multimedia prej orës 20:00. Autorët që do të lexojnë:

Arbër Selmani, Ardiana Shala Prishtina, Edi Shukriu, Genc  Kadriu, Sibel Halimi

Muzika: String String

 

 

23 prilli është ditë simbolike e literaturës botërore.

Kjo datë është caktuar si dita ndërkombëtare e librit nga UNESCO në Konferencën e Përgjithshme të mbajtur në Paris në vitin 1995, për t’i çmuar librat dhe autorët, duke i inkurajuar të gjithë e posaqërisht të rinjtë që të zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe të respektojnë kontributin e atyre që kanë ndihmuar në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit.

Facebook event Ferizaj

Facebook event Prishtinë