Poezi slam me Sebastian 23

Qendra Multimedia në bashkëpunim me Goethe Zentrum në Prishtinë organizojnë ngjarjen Slam poetry me Sebastian 23 nga Gjermania. Kjo ngjarje do të zhvillohet në gjuhën Gjemane.

Sebastian 23 ka studiuar filozofi dhe pas studimeve ka pas shumë kohë të lirë. Për këtë arsye ai është njëri nga slam poetët më të mirë në Gjermani dhe ka fituar disa cmime kabare, si cmimi Pantheon, St. Ingberter Pfanne dhe Cloppenburger Klappklotz. Nga viti 2002 ai ka zënë vend në skenën e slam poezisë në Gjermani, Austri dhe Zvicërr. Në vitin 2008 ai fitoi në garën gjermane të slam poezisë në Zurich, në konkursin individual. Sebastian 23 ka performuar në skena për komedi dhe kabare, shfaqje të përziera dhe në TV emisione si TV total, WDR Poetry Slam dhe NDR talkshow.